Alban Çakalli: Një litër qumësht serb do futet në Shqipëri me një çmim 200 lek te vjetra, aq e nxjerrin ata se i do shteti

Alban Çakalli: Një litër qumësht serb do…

Nga Alban Çakalli

Mos me kritikoni se nuk di te lidh fjalet se nuk jam shkrimtar.

Nje liter qumesht serb do futet ne shqiperi me nje çmim 200 lek te vjetra, aq e nxjerrin ata se i do shteti. Qumeshti yne grumbullohet me çmim 370 lek litri, dhe nuk ja del, se aq vaditje e kullim na ka bere shteti, se dhe inputet shtrenjt, dhe fara e jongjes shtrenjt, po dhe nitrati shtrenjt e me shtrenjt me gjithe tvsh. Futen dhe qindra ton qumesht pluhur nga kina, qindra ton vaj palme per prodhim nen produktesh bulmeti. Te gjitha keto fallsitete i konsumoni ju me logon e nje lope te bukur qe kullot ne malet tona, por jo, ne nuk prodhojme aq qumesht, as fshatin nuk e furnizojme dot. Ju genjeheni nga nje importues qe fshihet pas nje maske si blegtor. Pasi te zhduken blegtoret e vendit, dhe importuesi do jete me rehat, do e vendose çmimin sa te doje ai, se ai nuk ka konkurent, ai eshte nje, ai eshte monopoli. E ti nuk i thua dot se do e marr qumeshtin te ai tjetri, se nuk do ket tjeter, do jete vetem ai. 12 milion euro do jape ministria e bujqesise ne vitin 2022 per te gjithe bujqesine shqiptare, 120 milion i dhame Becchetit pa pas asnje stall lopesh.Do thoni ju do ja dale te shitet qumeshti yne! Kete vit mbyllet historia e blegtorise shqiptare. Numri i lopeve ka rene ne 380 000 krere, shumica e tyre nuk mjelen se kullosin maleve pa bari, rendimenti eshte te 3-4 litra ne dite mesatare vjetore, dhe ato i pin viçi. Disa stalla qe numerohen me gishtat e dores qe kane nga 50 krer lope po i shesin se nuk ja dilet me kosto aq te madhe, punohet toka me 2 mije lek litri naftes, taksohet buka e qumeshti qe te nafta. Fermeri paguan te taksa e naftes dhe autostraden e kombit, edhe kur zetori nuk ka shkel kurre ne asfalt, se keshtu thone ekspertet e bujqesise se shtetit, ata e dine. Do e kerkoni me sesben ate fshatarin qe ju a sillte qumeshtin me biçiklet te pallati. Na ishte dikur lopa. Nje kombi shkaterroi arsimin dhe bujqesine dhe e ke zhduk per dy vite.

Foton e kam marre te fb i Erion Braçes, vetem ai e di se ku shkoi ky bari qe ka postu ne fb. Duam bare, e bare nuk ka. Hidheni ate satelit sa me shpejt e ta dime ku behet ai bare!

Linku: https://www.facebook.com/juliana.cakalli/posts/4867432056640540

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit