Alban Skënderaj dhe Miriam Cani publikojnë foto të fëmijëve të tyre, ja sa janë rritur

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani publikojnë foto…

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë mjaft diskretë përsa i përket jetës së tyre private dhe përpiqn ta mbajnë ashtu, por zbulojnë diçka tek-tuk për fansat, duke marrë parasysh se janë një ndër çiftet më të pëlqyer të showbizzit shqiptar.

Dyshja e famshme, të cilët janë bashkë për më shumë se një dekadë, kanë arritur të ndërtojnë një marrëdhënie të shëndetshme. Tashmë, ata janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duam.

Postimet familjare në rrjete sociale janë të rralla por së fundmi, ka qenë Miriam e cila ka ndarë një foto të adhurueshme të dy fëmijëve të saj.

Ameli dhe Duam shihen të buzëqeshur në një lëndinë, foto të cilën këngëtarja e ka shoqëruar me fjalët: “Motër e vëlla”.

Gjthsesi, vogëlushi Duam erdhi në jetë në Janar të vitit që lamë pas, duke e bërë Amelin një motër të madhe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit