Alban Skënderaj publikon foto nga deti, zbulon pak nga projekti i ri

Alban Skënderaj publikon foto nga deti, zbulon…

Alban Skënderaj ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor në formën më të veçantë. Këngëtari ka publikuar një foto nga deti dhe ka treguar se shumë shpejt do të publikojë një këngë të re.

Skënderaj ka zbuluar një pjesë nga teksti, gjë që i ka shtuar akoma më shumë kureshtjen fansave të tij.

“Je spirancë në detin tim. Je kripë e verës sime. Së shpejti”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij.

 

View this post on Instagram

 

Je spirance ne detin tim ⚓️ Je kripe e veres time ? #seshpejti ?

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Fotoja e tij ka marrë me mijëra pëlqime, por artisti nuk ka zbuluar më shumë detaje për projektin e tij. Fansat kanë nisur të dyshojnë se ai mund të ketë bashkëpunuar me Elgit Dodën, sepse ky i fundit i ka lënë një koment në postim, duke treguar se ai e ka dëgjuar këngën.

“Bukur fotoja dhe teksti, por dhe kënga nuk është keq”, ka komentuar Elgiti. “Ja ta shohim”, i është përgjigjur Albani.

Kujtojmë se Skënderaj ka publikuar përgjatë këtij viti dy këngë, secila në muajin shkurt, ku më e fundit është “Ki mëshirë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit