Albcontrol shpenzon 1.87 milion euro për trajnim

Albcontrol shpenzon 1.87 milion euro për trajnim

Ndërsa vendi është në krizë dhe transporti ajror nuk është në gjendjen më të mirë, Albcontrol shpenzon miliona euro për trajnime. Në fakt duhet përmendur se dhe në vitin 2022 janë kryer disa trajnime për t’u mësuar punonjësit si të sillen.

Këtë herë parashikohet që të kuhstojë mbi 1.87 mln euro, pa TVSH kursi për formimin profesional të 30 kontrollorëve të trafikut ajror.

Në tendering e hapur nga Albcontrol thuhet se, pjesëmarrësit në trajnim janë kandidatë që nuk kanë njohuri sa i përket aviacionit. Ata janë selektuar nga Testi i Parë Evropian i Përzgjedhjes së Kontrollorit të Trafikut Ajror (FEAST), që është një grup testesh që ndihmon Ofruesit e Shërbimeve të Navigimit Ajror për të identifikuar kandidatët më të përshtatshëm për punën e një kontrollori të trafikut ajror.

Me sa duket kontrollorët nuk paskan nxënë në trajnimet e mëparshm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit