
Albin Kurti ka zyrtarizuar largimin nga posti i kryeministrit të Kosovës. Përmes një letre drejtuar Sekretariatit të Kuvendit, Kurti ka njoftuar dorëheqjen nga pozita ekzekutive.
Ky hap vjen në përputhje me legjislacionin në fuqi, i cili ndalon që një person të mbajë njëkohësisht pozitë në qeveri dhe mandat deputeti. Ligji parasheh që kushdo që zgjedhet deputet dhe njëkohësisht mban një funksion ekzekutiv si kryeministër, zëvendëskryeministër, ministër apo zëvendësministër duhet të tërhiqet nga detyra qeveritare.
Në këtë rast, Kurti ka zgjedhur mandatin e deputetit, duke hequr dorë nga udhëheqja e ekzekutivit.