Albin Kurti kërkon shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë

Albin Kurti kërkon shtyrjen e zgjedhjeve lokale…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar të hënën shtyrjen e zgjedhjeve lokale në vend.

Shkak për këtë kërkesë të Kurtit është bërë pandemia e Covid-19. Kryeministri tha qeveria është duke vëzhguar situatën.

 “Jemi në vëzhgim të situatës me pandemi në mënyrë që ky përmirësim mos të ndalet dhe në mënyrë që të mos kemi valë të re pasi versioni delta është ekskluziv në muajt tetor e dhjetor. Ne jemi për shtyrjen e zgjedhjeve. Sidoqoftë ne nuk e imponojmë qëndrimin tonë dhe do të pajtohemi me cilindo zgjidhje. Nuk janë zgjedhjet lokale sikur ato qëndrore. Nuk votohet njëjtë për kandidatë dhe ka edhe balotazh e nuk votohet vetëm në një raund. Kërkojmë të dëgjohet mendimi i ekspertëve shëndetësorë. Ne kemi shprehur qëndrimin si subjekt dhe duhet të presim që të përfundojë takimi konsultativ”, ka thënë Kurti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit