“Albin Kurti merr pjesë në zgjedhje”/ Glauk Konjfuca: Ai është njeriu më i votuar në Kosovë

“Albin Kurti merr pjesë në zgjedhje”/ Glauk…
Featured image of article: “Albin Kurti merr pjesë në zgjedhje”/ Glauk Konjfuca: Ai është njeriu më i votuar në Kosovë

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se Albin Kurti do të marrë pjesë në zgjedhje. Në një intervistë për “KALLXO Pernime”, Konjufca tha se Kurti është personi më i votuar në Kosovë dhe se ai ka besimin e të gjithë popullit. Më tej, ai tha se Albin Kurtin nuk e prek Aktgjykimi dhe se në listë për të kandiduar do të hyjnë njerëzit që kanë marrë një numër të madh votash dhe se Kurti është një nga ata personat.

“Albin Kurti me këtë legjislacion e ka fitu mandatin e vitit 2019, me këtë Kod Penal të vitit 2012. Kushtetuta ia garanton Albin Kurtit që ajo që iu ka shqiptuar përmes verpës së tij, i cili karaktreizohet me Kushtetutë dhe me Kod Penal si dënim me kusht, për këtë Albin Kurtit me u çu krejt bota nuk munden me ja ndalu me kandidu për deputet. Për këtë jam i sigurt, për këtë jam i bindur, e di që po kanë qejf por nuk munden me ja ndalu.

Albin Kurti ka me kandidu. Ai është njeriu më i votuar në Kosovë. E ka pas vetës besimin e qytetarëve. Aktgjykimi nuk e prek Albin Kurtin. Në listë do të hyjnë njerëz që kanë marrë numër jashtëzakonisht të madh të votave, që janë ndër njerëzit me të votuar në Kosovë e që gëzojnë besimin qytetar. Nuk kemi asnjë arsye të vetëm që këta të mos jenë në listë”, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit