Albin Kurti: Qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij presidenti helaq

Albin Kurti: Qeveria në detyrë nuk i…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot reagoi ndaj deklaratës së mbrëmshme të presidentit Hashim Thaçi. Kurti shkroi se koha e regjimit të vjetër ka mbaruar. Ai më tutje shtoi se ata duan ta keqpërdorin dhe dëmtojnë imazhin e SHBA-së në vendin tonë. “Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre.”, shkroi Kurti në facebook. Sipas Kurtit, qeveria që ai drejton nuk i nënshtrohet presidentit, ashtu siç e ceku ai, qytetarët nuk iu nënshtruan Thaçit. “Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq. Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?”, shkroi më tutje kreu i ekzekutivit në facebook. Presidenti Hashim Thaçi, mbrëmë e ka akuzuar Albin Kurtin, Haki Abazin e Xhelal Sveçlën se janë futur në dhomën e përgjimeve në PTK, me çka, sipas tij, kanë kryer vepër penale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit