Albin Kurti reagon për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë

Albin Kurti reagon për heqjen e masës…

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti – që qeveria e udhëhequr nga ai kishte vendosur masat e reciprocitetit me Serbinë në prill të këtij viti – tha se me vendimin e fundit të qeverisë, për të shfuqizuar këto masa, Kosova ka marrë fajin për mungesën e deritanishme të dialogut.

Kurti tha se me këtë vendim, Qeveria e Kosovës i ka bërë “shërbim të mirë Serbisë”, duke shtuar se tani Kosova do të hyjë në dialog si fajtore për vonesën e rifillimit të këtij procesi.

Edhe e paligjshme në Kosovë, edhe në shërbim të Serbisë. Edhe të shtunën punojnë e mbajnë mbledhje vetëm dhe vetëm që ta heqin reciprocitetin ndaj Serbisë. Kosova ka panumër probleme sociale dhe ekonomike, por ato nuk mund të kenë prioritet krahasuar me kërkesat e Serbisë. Kjo pra është qeveria e paligjshme e Kosovës.

Pardje njoftuan mediet se 20 kamionë që kanë hyrë nga Serbia e respektuan masën tonë të reciprocitetit: https://kallxo.com/lajm/masat-e-reciprocitetit-rreth-20-kamione-nga-serbia-hyne-ne-kosove-me-dokumente-republika-e-kosoves/ Në dokumentet e tyre e kanë shkruar: Republika e Kosovës.

Pra, ata po e zbatonin reciprocitetin. Por, pas vendimit të sotëm, nuk do të kenë më nevojë. Hoti ka deklaruar që i ka hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Në këtë mënyrë, ai ia ka mveshur Kosovës fajin për mungesën e deritanishme të dialogut.

Një këso shërbimi të mirë Serbisë nuk ka mundur as vetë Beogradi ta mendojë. Përveçqë dialogu do të jetë asimetrik sepse me reciprocitet të braktisur nga ana e Kosovës, aty pala kosovare hyn si fajtore për vonesën në rifillimin e dialogut. Historikisht shqiptarët i kanë pasur dy rryma politike varësisht nga qëndrimet e tyre karshi Serbisë. As sot nuk është ndryshe, por, si rrallë herë më parë situata është qartësuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit