Albpetrol i jep pa garë "Kol Sallamit" tenderin për riparimin pusit të naftës CA-58

Albpetrol i jep pa garë “Kol Sallamit”…

Pavarësisht se nëntoka shqiptare nxjerr çdo ditë me dhjetëra mijëra litra naftë, qytetarët e vendit tonë detyrohet ta paguajnë atë me një çmim stratosferik, që jo në pak raste është renditur nga organizata ndërkombëtare si një ndër 10 vendet me çmimin e hidrokarbureve më të “kripur” në botë.

Burimet e hidrokarbureve në Shqipëri prej vitesh janë shfrytëzuar nga firma të ndryshme private, të cilat kanë zhvatur sa kanë mundur, duke mos i sjellë asnjë dobi qytetarëve të vendit. Shpesh këto kompani dhe koncesionarë që administrojnë zona të njohura për këtë aktivitet, si Patos-Marinzën, dalin me humbje. Një skemë që jo në pak raste përdoret si truk për të mos paguar taksat.

Albpetrol është Shoqëria Shtetërore e Hidrokarbureve, e cila ka për detyrë të saj të kontrollojë koncesionarët për abuzime të mundshme, por shpesh zyrtarët e këtij institucioni kanë menduar për xhepat e tyre, duke qenë të lidhur ngushtë me firmat përfituese, e kështu i kanë hapur rrugën vetes për t’u shëndrruar nga zyrtarë në biznesmenë.

Megjithë abuzimet e panumërta ndër vite, një tjetër rast që ngre dyshime për konflikt interesi ka ndodhur javët e fundit në zyrat e Albpetrol.

Sipas VoxNews, bëhet fjalë për një tender të shpallur nga Albpetrol dhe të fituar nga firma EDG Service, në pronësi të Sokol Meqemeja, me objekt “eleminimi i avarisë në pusin CA-58”. Ajo që ngre dyshime për këtë procedurë prokurorimi, është se nuk ka pasur fare garë, pasi pjesëmarrëse ka qenë vetëm kompania që u shpall fituese.

*Dokumenti i tenderit

*Dokumenti i pronësisë së “EDG Service”:

“Me anë të këtij formulari ju informojmë se, në këtë procedurë ka marrë pjesë operatori ekonomik ‘EDG SERVICE’, firmë e cila ka ofruar për këtë tender vlerën ekonomike në total 32,410,000 lekë pa TVSH” thuhet në dokumente.

Por si do ta rreguojë avarrinë “EDG Service” dhe a fshihet diçka tjetër pas kësaj?

Në fakt pusi CA-58 me vendndodhje në Cakran-Mollaj ndodhet në avari që prej gushtit 2014, kur ishte nën administrimin e kompanisë Stream Oil&Gas. Tashmë sipas procedurës, koncesionari i ri do të marrë në dorëzim për të rregulluar avarinë e një pusi, i cili është lënë përgjysëm nga -ish koncesionari i parë.

Por sa logjikë ka kjo procedurë? A është një përpjekje e Albpetrol për t’ia kaluar më pas totalisht “EDG Service” menaxhimin e këtij burimi hidrokarburesh?

EDG Service rezulton se ka fituar të drejtën e shfrytëzimit të disa vendburimeve të naftës nga vetë shteti, por edhe nga Albpetrol. Sokol Meqemja shfrytëzon disa vendburime me naftë në zonën e Frakullës, gazin në Delvinë madje ka një marrëveshje me Albpetrol për të shfrytëzuar gazin natyror në Povelçë-Fier.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit