Është liruar nga burgu ditën e sotme , Alda Klosi, ish- zyrtare e Ministrisë së Financave, e cila u shpall fajtore për fshehje dhe mos deklarim të pasurisë. Ajo u dënua me 2 vite e dhe 6 muaj burgim, por për shkak të dënimit të shkurtuar do të vuante vetëm 20 muaj burg.
Me Alda Klosin u dënua sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u shpallën fajtor për ‘vjedhje me pasoja të rënda” në bashkëpunim dhe u dënuan konkretisht me 7 dhe 5 vite burg.
Pas lirimit, Alda Klosi sot ë qëndrojë në arrest shtëpie për akuzën e pastrimit të parave.
Gjithashtu Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që dy automjetet luksoze tip AMG që iu sekuestruan djalit të pastrueses, 24-vjeçarit Havier Dobi t’i kalojnë shtetit pasi janë blerë me paratë e vjedhura.
Është kërkuar gjithashtu heqja e sekuestros për llogaritë bankare të Rozeta Dobit dhe bizhuteritë e vjedhura t’u kthehen personave që u janë marrë.
Ndërsa avokati i pastrueses Rozeta Dobi, e cila mori një shumë prej rreth 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares së shtetit dhe i fshehu në tubat e aspirimit, kërkoi që ajo të lirohet nga qelia, por pa rezultat.