Aleanca Mbro Jetën denoncon dy pedagogët: Kanë bërë krime kundër njerëzimit

Aleanca Mbro Jetën denoncon dy pedagogët: Kanë…

Aleanca Mbro Jetën dhe Studentët Denoncojnë së bashku me Avokatin Altin Goxhaj kanë njoftuar se nesër në orën 10:30 do të jenë tek Universiteti Bujqësor i Tiranës për të kallëzuar penalisht 2 pedagogë Nertil Xhaferraj dhe Fation Hoxha për krime kundër njerëzimit.

Njoftimi:

Njoftim i Aleanca #MbroJetën dhe Studentët Denoncojnë Nga Avokati Altin Goxhaj Nesër në 10:30 do të jemi tek Universiteti Bujqësor i Tiranëa (Kamëz) për nisur kallzimin penal ndaj 2 pedagogëve xhelatë Nertil Xhaferraj dhe Fation Hoxha për krime kundër njerëzimit, shpërdorim detyre dhe pengim të të drejtave kushtetuese të studntëve në kundërshtim me ligjin! Kujtojmë se asnjë pedagog nuk e ka kompetencë nxjerrjen nga mësimi të asnjë studenti për asnjë shkak që nuk lidhet me rregulloren e Universitetit! Do të kallzojmë gjithashtu edhe Rektorin dhe Dekanin! Të gjithë këta do ti kallzojmë edhe tentativë për vrasje dhe dëmtim të shëndetit të studentëve me paramendim! Sepse sipas studimeve shkencore, përderisa vaksinimi mund të sjellë edhe vdekjen apo dëmtimin e shëndetit të të vaksinuarit, ata nëpërmjet shtrëngimit detyrues po tentojnë vdekjen dhe dëmtimin e jetës së studentëve! Testi PCR nuk mbështetet në asnjë bazë ligjore dhe mbi të gjitha nuk është kompetencë e pedagogëve dhe nuk përshkruhet as në kontratën e tyre të punës dhe nëmas përshkrimin e punës sipas bazës rregullatore universitare. Ne nuk bëjmë shaka! Këtyre personazheve të urryer, iu premtojmë që do tua bëjmë të njohur emrin dhe surratin në të gjithë Shqipërinë! Dhe do të përballen me urrejtjen e të gjithë shqiptarëve! Iniciativa e tyre do të marrë përgjigjen e merituar!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit