Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestë përpara SPAK

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestë përpara…

Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kërkuan sot hetim të pavarur për shembjen e Teatrit. Në një protestë përpara Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ata kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe Kryebashkiakut Veliaj.

Prokuroria e Posaçme Anti- Korrupsion i nisi sot hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar. Prokurori i çështjes është ngarkuar Ervin Kondilli, i cili ka sekuestruar dokumentet nga Bashkia Tiranë për procedurën e ndjekur për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Kondilli ka bashkuar në një çështje, dy paditë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit: një për kryebashkiakun Veliaj dhe një të dytë për inxhinierët të Institutit të Ndërtimit që firmosën vendimin për shembjen e teatrit. /Exit.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit