“Aleanca pro jetës” thirrje për protestë të shtunën kundër “Green Pass”

“Aleanca pro jetës” thirrje për protestë të…

Aleanca pro jetës ka bërë thirrje për protestë të shtunën më 13 nëntor ora 17:00 për të kundërshtuar vendosjen e Green Pass.

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu propozoi që të vendoset Green Pass për të hyrë në lokale.

Postimi i Avokatiti Altin Goxhaj:

Kur Qeveria thotë do vendos “green pass” (pasaportën e vaksinimit) si kusht për të hyrë në lokale, bare, njësi shërbimi, në një popull 70% de jure (statistikat ndërkombëtare) të pavaksinuar (80% de facto), do të thotë që s’kanë hallin e infektimit në lokal por të shtrëngimit të qytetarëve për tu vaksinuar!

Duke ditur që i vaksinuari infekton njëlloj si i pavaksinuari (ka të njëjtën ngarkesë virale) dhe se mbi 60% e shqiptarëve kanë imunitet të fituar si pasojë e infektimit, kuptohet që halli i vendosjes së kontrollit tek dera nuk është ndalimi i virusit të futet brenda por futja brenda në trupin e robve të asaj gjësë që ka brenda vaksina dhe që adkush nuk e di se çfarë është, çfarë efektesh afatgjata ka dhe që dihet nga eksperienca personale e rrethit shoqëror që vret dhe sëmur me qindra njerëz dhe të cilët fshihen nga statistikat zyrtare por jo nga sytë dhe veshët tonë.

Nga ana tjetër po përgatiten kushtet për vaksinimim e detyruar të fëmijëve që s’kanë asnjë problem me virusin, përkundrazi, po fitojnë imunitet për gjithë jetën kur infektohen me të.

Siç ju kemi paralajmëruar 1 muaj më parë, kjo është pjesë e Axhendës Soros

– të inicuar në 23 Shtator në takimin Rama-Soros në shtëpinë e tij në Neë York,

– të pasuar nga premtimi i detyruar i Ramës në OKB në 24 Shtator që do mbarojë punë me shpimin e të gjithë shqiptarëve (përfshi edhe foshnjet e gjirit) deri në Qershor 2022,

– që u finalizua me Marëveshjen Sekrete Rama-Burla (Shefi i Pfizer) në 14 Tetor për shpimin e 600 mijë fëmijëve të shqiptarëve me “preperatet” Pfizer.

Ndaj kuptojeni të gjithë:

ASKUSH NUK SHPËTON DUKE NDEJTUR NË SHTËPI!

Të bëhemi të gjithë gati për protestën më të madhe kundër GREEN PASS, Vaksinimit të detyruar dhe Mbrojtjen e Jetës së fëmijëve tanë nga kjo Axhendë Kriminale ku Ata që kanë dhënë prova se sa na e duan të mirën po hiqem sikur kanë hall të shpëtojnë jetën tonë dhe jo të na e marrin atë!

Të Shtunën në 17:00, 13 Nëntor 2021, në të gjithë Shqipërinë Protesta më e madhe ku duhet të marrim pjesë të gjithë pavarësisht se për kë kemi votuar apo refuzuar. Prindër, studentë, pronarë dhe punonjës biznesesh që do janë në rrezik falimentimi, bashkë me fëmijët tuaj, zë gjithë në sheshet kryesore për të protestuar kundër kësaj Axhende Kriminale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit