Aleksandar Vuçiç: Kosova nuk është njohur, ja për çfarë ishte marrëveshja

Aleksandar Vuçiç: Kosova nuk është njohur, ja…

Presidenti i Serbisë Vuçiç, tha se një marrëveshje bilaterale është arritur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë dhe pala e tretë, Kosova, “nuk është njohur”.

Vuçiq u tha gazetarëve se ai i është mirënjohës presidentit amerikan pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në Shtëpi të Bardhë.

“Ne kemi pasur një bisedë bilaterale të shkëlqyeshme dhe kjo është një gjë e madhe për Serbinë dhe për mua personalisht. Ne jemi pajtuar për gjëra të mira për vendin tonë. Ne nuk kemi asgjë për t’u fríkësuar” tha Vuçiq.

“Ajo çka është e rëndësishme për ne është se përmes marrëveshjes bilaterale, marrédhëniet me një nga fuqítë më të mëdha në botë (SHBA) është përcaktues i drejtpërdrejtë për t’u marrë me ekonomi dhe disa çështje politike, mirëpo që nuk janë të dhímbshme për vendin tonë”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë tha se pikat nuk janë të ngjashme midis Kosovës dhe Serbisë. Ai gjithashtu shtoi se marrëveshja përmbàn 16 pika.

Vuçiq tha se është pajtuar të hapet në Beograd zyra e Fondit Zhvillimor të SHBA-së, që do të thotë një sinjal i fortë për agjencitë kreditore dhe investitorët.

“Amerikanët do të monitorojnë projektet e rëndësishme me ne, siç është ndërtimi i autostradës për në Prishtinë. Ne u pajtuam si do ta ndërtojmë hekurudhën dhe si ta lidhim Prishtinën me Serbinë qendrore, përmes Merdares (kalimit kufitar)”, tha Vuçiç.

Më tutje ai tha se disa korporata Amerikane dhe US Export Bank do të financojnë disa projekte për Serbinë.

Ai the se pala kosovare ka nënshkruar dokumentin se do t’i bashkohet Mini Shengenit. Vuçiq tha se nuk ka më pikë në marrëveshje që do të thotë njohje e dyanshme.

“Kjo do të na mundësojë një treg të përbashkët dhe nuk do të ketë më befasi me taksa. Ne do të kemi kalim të lirë të njerëzve dhe produkteve”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit