Aleksandër Frangaj presion gjyqtarëve me ortakun e tij, për pallatin tek ish-stadiumi 'Dinamo'

Aleksandër Frangaj presion gjyqtarëve me ortakun e…

Në portale kanë qarkulluar lajme, për një proces gjyqësor mes biznesmenit Andon Dhima dhe familjarëve të Drejtorit të “Top Channel”, Ben Blushit.

Bëhet fjalë për një marrëveshje tregtare e iniciuar shumë vite më parë, mes biznesmenit Dhima dhe vjehrrit të Blushit, të ndjerit Abaz Brati.

Ky i fundit ishte pronar i një trualli tek ish-stadiumi Dinamo, i cili nëpërmjet një kontrate porosie, lidhi marrëveshje me kompaninë “AN-INK”, e krijuar nga Andon Dhima.

Por nëse i hedh një sy dokumentet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania e Dhimës, e krijuar që në 1995, ka shtuar një ortak të ri në datën 27 prill 2009.

Ai është pronari i “TV Klan”, Aleksandër Frangaj, i cili ka hyrë me 10% të aksioneve në kompaninë “AN-INK”.

Arsyeja e futjes si aksioner është e thjeshtë, pasi Frangaj ka dalë si garant, se nuk do ta prekte askush nga institucionet e kontrollit të ndërtimit.

Për këtë shërbim, Sandri i “TV Klan” përfiton 10% të pallatit, për vetëm 10 mijë lekë të reja.

Sipas konvertimit në ndërtim, Andon Dhima i jep Frangajt rreth 800 m2 apartamente e garazhde, për 10% e aksioneve, në pallatin e ndërtuar tek stadiumi Dinamo.

Nga ana tjetër, Dhima nuk i përmbahet marrëveshjen që kishte bërë me Abaz Bratin, për kontratën e porosisë, ku trualli i Bratit do të konvertohej me apartamente.

Pikërisht për mospërmbushje të kësaj kontrate, familjarë të Abaz Bratit, hedhin në gjyq ortakun e Frangajt, Andon Dhima.

Gjykata vendos bllokimin e disa pasurive të Dhimës, deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Por ditët e fundit, Dhima ka përdorur portalet e ortakut të tij, Frangaj, për t’u ankuar për “padrejtësitë” që i janë bërë.

Ai madje thotë se, i ka dërguar një letër Ambasadës Amerikane, ku mes rreshtave kërkon që Drejtorit të “Top Channel”, Ben Blushit, t’i hiqet viza amerikane, njësoj siç i është refuzuar viza të gjithë familjes Frangaj.

Por shkrimet në portalin e Frangajt, që së fundi po financohen edhe nga Andon Dhima, kanë edhe një qëllim tjetër, atë të intimidimit gjyqtarëve dhe procesit gjyqësor me familjarët e Abaz Bratit.

Kujtojmë këtu, se për intimidim dhe kërcënim të gjyqtarëve, Frangaj është djegur nga Ambasada Amerikane, duke iu refuzuar viza.

Të njëjtën gabim po bën edhe ortaku i tij, Andon Dhima.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit