Aleksandër Sadikajn e vranë në atentat me tritol/ Nëna rrëfen bisedën e fundit: Më tregoi për pronat

Aleksandër Sadikajn e vranë në atentat me…

Është zbardhur dëshmia e plotë e nënës së Aleksandër Sadikajt, të cilit iu bë atentat, duke i vendosur tritol në automjetin e tij.  Kujtojmë se ngjarja ndodhi në rrethrrotullimi e TEG-ut në qershor 2022. Ndërsa tani është zbardhur dëshmia e plotë e nënës si dhe dyshimet që ka ajo se kush mund të jenë vrasësit e të birit.

Ajo ka treguar se para vrasjes djali po qëndronte në një hotel në Sarandë, ku ishte i shoqëruar nga dy shokët e tij që i quante Ledjani dhe Xhoni. Nëna thotë se Aleksandri kishte dërguar makinën në magazinën  e Edmond Papës në Fier për të rregulluar defektin që kishte mjeti, dhe këtë vend ia kishte sugjeruar Ledjani.

“Djali im ka qëndruar në hotel ‘Blu Sky’ në Sarandë së bashku me shtetasit Ledjan dhe Xhoni me origjinë nga Fieri dhe banues në Sarandë. Pak kohë para se të vritej, Aleksandri më ka thënë se automjetin tip Golf me ngjyrë të bardhë e kishte lënë disa ditë për ta rregulluar në fshatin Kurjan në Fier, tek magazinat në pronësi të dajës së Edmond Papës. Ai që i sugjeroi djalit tim për ta çuar makinën në Kurjan, ishte Ledjani, i cili është lidhje e ngushtë shoqërore e vëllezërve Papa”, tha nëna e Sadikajt.

Duke qenë se makinën e kishte lënë në Fier, ditën e aksidentit Aleksandri nuk lëvizte me makinën e tij, por me një automjet tip ‘Mercedes Benz’. Menjëherë pas vrasjes së djalit nëna e Sadikajt kishte kërkuar që të takonte Ledianin, por ky i fundit nuk shkoi ta takonte. Këtu nënës i lindën dhe më shumë dyshimet, duke bërë edhe lidhjen e atyre që djali i kishte thënë më parë.

“Pas vrasjes së djalit tim Aleksandrit, kam kërkuar që të takohem me Ledjanin, të cilit i ka çuar fjalë nëpërmjet Xhinos. Ky i fundit më ka thënë që Ledjani kishte fshirë të gjitha rrjetet sociale dhe nuk dëshironte të më takont.”, tha nëna e Aleksandër Sadikajt.

Teksa Ledjani, po i fshihej nënës së Aleksandër Sadikaj, kjo e fundit thotë se insistoi deri në fund për të një takim me të. Madje duke shkuar këtë herë vetë në hotelin ‘Blu Sky’ në Sarandë ku qëndronte ai. Por, sërish Lediani nuk e takoi.

Dhe më 16 dhjetor 2022 ndodhi dhe ekzekutimi i Edmond Pepës, në një lokal në rrugën ‘Fadil Bodinaku’ në zonën e Selitës në Tiranë. Papa u qëllua ndërsa po pinte kafe, poshtë pallatit ku banonte vëllai i tij.

Ndërsa hetimet vazhdonin  Nëna e Aleksandrit dha disa informacione shtesë që mund të lidhte të dyja ngjarjet.

Ajo ka treguar se një ditë Xhino i kërkoi që ta çonte te varri i Aleksandrit dhe rrugës i tregoi një bisedë të fundit me të. Aleksandri i kishte treguar për një tokë që familja e tij kishte në pronësi pranë TEG-ut, pronë që me shumë gjasa duhet të ketë pasur një vlerë të lartë në treg.

“Më datë 17 Dhjetor 2022 në shtëpinë time në Memaliaj ka ardhur Xhino, i cili më ka thënë që ishte kthyer nga varrimi i Edmond Papës dhe më ka kërkuar që ta shoqëroja për në varreza, tek varri i Aleksandrit. Xhino më ka treguar nga telefoni një video që Aleksandri kishte regjistruar vetëm pak minuta para se të vritej, që tregonte një sipërfaqe toke që kemi në pronësi në afërsi të Qendrës Tregtare ‘TEG’ dhe për këtë pronë kishte shfaqur interes për ta blerë Ledjani.”, tha nëna e Sadikajt.

Sipas nënës së Aleksandër Sadikaj, interes për këtë tokë kishte shfaqur edhe Ledjani, por mesa duket familja Sadikaj ishte treguar më e shpejtë në veprimet e saj. Në dojse thuhet se kjo mund të ketë lënë të pakënaqur, Ledjanin dhe njerëzit e tij përreth, në këtë rast edhe Edmond Papën. Gjithsesi hetimet vazhdojnë, deri më tani kjo është pista mbi të cilën po hetohet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit