Aleksandrit i vijnë mendtë: Më fal Anisa, kthehu se më mungon

Aleksandrit i vijnë mendtë: Më fal Anisa,…

Aleksandri, një i ri shqiptar i është drejtuar redaksisë me një kërkesë për të përcjellë një mesazh për ish-partneren e tij, Anisën, me të cilën thotë se nuk ka pasur kontakt prej rreth një viti e gjysmë. Duke shkruar nga Islanda, ai shpreson që mesazhi i tij të arrijë tek ajo dhe të mundësojë një rikthim të kontaktit mes tyre.

Në mesazhin e tij, i riu i kërkon falje Anisës për çdo fjalë të keqe që mund t’i ketë thënë dhe për çdo moment kur e ka lënduar. Ai shprehet se është penduar për të kaluarën dhe se mungesa e saj ka qenë e madhe gjatë kësaj periudhe pa komunikim.

Mesazhi

Përshëndetje, JOQ Albania. Jam Aleksandri, doja të bëja një thirrje për ish-in tim, quhet Anisa, dhe doja t’ia dërgoja këtë mesazh nga Islanda. Kisha dëshirë që ajo ta shikonte këtë mesazh që kam shkruar. I kërkoj falje për çdo fjalë të keqe që i kam thënë dhe për çdo fjalë që e ka bërë të ndihet e lënduar. Po bëhet gati një vit e gjysmë që nuk kam më kontakt me Anisën dhe do të doja shumë që ajo të rikthehej, sepse më mungon shumë. Do të jepja edhe shpirtin për të.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit