Alfred Cako dhe disa qytetarë marshojnë në Tiranë kundër masave ndaj Covid

Alfred Cako dhe disa qytetarë marshojnë në…

Një grup aktivistësh janë mbledhur tek ish-parku Rinia dhe kanë nisur një marrshim përgjatë Bulevardit Kryesor të Tiranës në drejtim të Presidencës.

Mësohet se iniciatori i kësaj proteste është inxhinieri dhe aktivisti Alfred Cako.

Arsyeja e kësaj proteste simbolike është kundër masave që ka marrë qeveria ndaj pandemisë.

Qytetarët kanë protestuar edhe kundër vaksinës. Simbolikat e kësaj proteste i kanë shkruar në bluzat dhe pankartat e tyre.

Në disa prej pankartave shkruhet:

“NO VACCINE BY FORCE!”
“NO MORE QUARANTINE!”
“NO MORE PLANDEMY Nr.2!”
“No 5G!”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit