Richard Grenell, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit amerikan Donald Trump, ka mohuar kategorikisht një shkrim të publikuar nga drejtori i zyrës së shtypit të Partisë Demokratike, Alfred Lela, ku Grenell akuzohej si “lobist i padeklaruar” i kryeministrit Edi Rama.
Në një artikull të publikuar nga media e drejtuar nga Lela, pretendohej se Grenell kishte tentuar të organizonte një ndalesë në Tiranë për djalin e Donald Trump gjatë një vizite të tij në rajon, për një takim me kryeministrin Rama. Në realitet, vizita e Donald Trump Jr. u zhvillua vetëm në Beograd, ku ai u takua me Presidentin Aleksandar Vuçiç.
Grenell reagoi me tone të ashpra në rrjetet sociale, duke shpërndarë artikullin e publikuar nga Lala dhe duke kërkuar përgënjeshtrimin e menjëhershëm të informacionit.
“I dashur @AlfredLela, e kuptoj që je vetëm disa ditë larg zgjedhjeve të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. I kam parë zgjedhjet e tua në heshtje nga stoli, sepse Shqipëria është një aleat i rëndësishëm dhe i besuar i Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të kaluar pushimet). Por kjo histori nga media juaj është NJË GËNJESHTËRË TOTAL. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet”, shkruhet në reagimin e Granell.

Dear @AlfredLela,

I realize you are days away from an important election. I understand emotions are high. I have watched your election silently from the sidelines because Albania is an important and trusted NATO ally of America (and one of my favorite countries to visit &… pic.twitter.com/kKPWaw9uIj
— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 28, 2025

Nga një kontroll i thjeshtë në internet, rezulton se lajmi është fshirë, por deri më tani nuk ka pasur një reagim nga Alfred Lela apo Partia Demokratike.
Ndërkohë, postimi i ish-diplomatit amerikan është shpërndarë edhe nga Donald Trump Jr. në rrjetin social X.