Alfred Lela pas humbjes për Bashën dhe Alibeajn: Vota sa kusuri i një kafe/ujë

Alfred Lela pas humbjes për Bashën dhe…

Në politikën shqiptare, ku logjika shpesh është me pushime, Alfred Lela ka hyrë i pari në valle për të festuar një fitore. Me një reagim në Facebook, zëdhënësi i palodhur i Sali Berishës u kujdes të na kujtonte se fitorja e vërtetë për opozitën nuk matet më me mandate, por me dështimin e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt për t’u bërë deputetë. “Nuk rri dot pz: a i patë euro-atlantikët dhe Djathtas-kthehu?! Vota sa kusuri i një kafe/ujë. Sa rezultat bilardo”, shkruan ai me tonin karakteristik.

Kështu, në një realitet ku humbja është kthyer në mjet legjitim për lavdi morale, një pjesë e demokratëve duket se janë më të kënaqur që “nuk fitoi Basha” sesa që vetë opozita mbeti pa përfaqësim real. Basha dhe Alibeaj, tashmë të shpallur si armiq të Partisë nga vetë Berisha, janë trajtuar si trofetë e vetme të një beteje ku kundërshtari i vërtetë qeveria mbeti pa sfidues.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit