Ali Ahmeti feston me këngë patriotike për kryeministrin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Ali Ahmeti feston me këngë patriotike për…

Për herë të parë në histori, në Republikën e Maqedonisë së Veriut në krye të qeverisë do të vijë një kryeministër shqiptar. Kjo ngjarje historike është festuar në kuvendin maqedonas me këngë patriotike për Kalosh Danin. Ali Ahmeti së bashku me deputetë të tjerë shqiptarë, mes të cilëve dhe Talat Xhaferi janë filmuar teksa këndojnë një këngë për heroin Kalosh Dani.

Kënga për Kalosh Danin ka një rendësi të madhe për historinë e lëvizjes kombëtare maqedonase, sidomos për trevën e Kërçovës. Kalosh Dani ka marrë pjesë në luftën e Karbunicës, 1903, bashkë me babain Dan Çeliku, në kuadër të çetës së Sefer Zajazit. Veprimtaria e Kaloshit nuk ishte e kufizuar vetëm në Kërçovë e Dibër, por çeta e tij nga viti 1919 vepronte në zona të ndryshme në Maqedoni,

Përveç se në Maqedoninë Perëndimore, kjo çetë vepronte edhe në territorin e shtetit shqiptare, si për shembull në Lurë, në Tiranë e tjerë. Kaloshi ka pasur lidhje edhe me Prizrenin. Talat Xhaferi do të drejtojë qeverinë teknike që do të merret me organizimin e zgjedhjeve.

Më herët, Ahmeti e ka konsideruar historike si për shqiptarët dhe për maqedonasit zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar në RMV. Talat Xhaferi, ka lindur më 15 prill 1962 në fshatin Forinë në Gostivar, atëherë pjesë e Jugosllavisë. Pas ndoqi shkollën fillore në Cegran dhe më pas shkollimin e mesëm në Shkollën e Lartë Ushtarake të Beogradit, në moshën 19 vjeçare, në vitin 1981, regjistrohet në Akademinë Ushtarake e Forcave Tokësore drejtimi i këmbësorisë, sdhe mësimin e ndjek në Beograd dhe në Sarajevë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit