Alimehmeti: Mjekësia është lënë pas dore/ Qeveria nuk do t’ja dijë, përse na ikin mjekët

Alimehmeti: Mjekësia është lënë pas dore/ Qeveria…

I ftuar në emisionin “Intervista e ditës” mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti foli për largimin e mjekëve nga vendi, ai tha se sot për sot mjekët tanë kanë pagën më e ulët në europë.

“Përsa i përket ngritjes profesionale dhe specializimeve; ato janë afatgjata dhe nuk paguhen, pra janë 62 % mjekë me licencë që nuk paguhen,  dhe kjo nuk është e lejuar ligjërisht. Doktoratura mbeti 12 vjet e mbyllur, sivjet janë hapur dhe janë të gjitha e pagesë nga xhepi”- tha ai.

A respektohet figura e mjekut?

Ne kemi parë mjek që trajtohen si narkotrafikantë, si njerëz që kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ju ka ndodhur që t’i shikoni me pranga në duar nëpër media, nuk justifikoj këtu ata që shkelin ligjin.

Studentët, “fajtorë” pse nuk ka mjekë Shqipëria

Ja vendosën fajin studentëve që nuk kishte mjekë Shqipëria, bën një ligj detyrues që Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë, sepse nuk zgjidhet më detyrim. Studentët reaguan fortë dhe në e mbështetëm. Si pasojë e kësaj regjistrimet për degën e Mjekësisë së Përgjithshme u ulën me 1/3.

Qeveria nuk pranon që ka mungesë mjekësh

Kemi thënë me vite që ka vakanca mjekësh, dhe në mënyrë të vazhdueshme e kanë mohuar. Ende punojnë mjek në pensionistë. Sistemet shëndetësore janë shërbime që bëhen nga njerëzit për njerëzit.

Qeveria nuk do t’ja dijë, pse na ikin mjekët

Asnjë studim mjekësor nuk është bërë përgjatë një dekade që të hulumtojë, përse na ikin mjekët apo infermierët. Ka patur ekspertë të pavarur që e kanë bërë, kujtoj shoqatën “Together for life” që bëri një studim ne vitin 2018 madje thirri edhe ekspertë por nuk u bë asgjë, nuk u morë asnjë masë, dhe ja ku jemi ne 2024.

Nuk ka një përpjekje reale për t’i thënë këtyre mjekëve qëndroni. Rritja e pagave që u bë është e pamjaftueshme dhe shumë e vonuar, ndaj ata sot punojnë në qendra private, dy turne ose ikin fare nga vendi. Si pasojë e kësaj lind edhe mitmarrja.  Tre aktore janë kryesorë, komuniteti, mjeku profesionist dhe shteti nëse këto nuk ecin në mënyrë paralele atëherë jemi përballë një problemi serioz.

Buxheti për mjekësinë për vitin 2024 niveli më i ulët në Europë

Për vitin 2024 sektori i mjekësisë ka si buxhet vetëm 2.8% të prodhimit të brendshëm bruto, ky është një tregues i qartë që sektori i mjekësisë është lënë pas dore, është shifra më e ulët në të gjithë rajonin.

Kjo shifër duhet të jetë minimalisht 7%.

Alimehmeti u ndal tek largimi i studentëve në përgjithsi, ai tha se ikin çdo vit 10 mijë studentë duke na treguar qartë se këtu ka një problem serioz me arsimin. “Ata po na e thonë qartë, po ikim sepse nuk dini të bëni arsim, po ikim sepse nuk dini të trajtoni me dinjitet një profesionist të ardhshëm”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit