Alioski: Mision Premier League me Leeds e arrita, tani dua Europianin me Maqedoninë e Veriut!

Alioski: Mision Premier League me Leeds e…

Mesfushori me origjinë shqiptare i cili aktivizohet te Leeds United skuadër që këtë vit do të luajë në Premier League, por në të njëjtën kohë është edhe një titullar i Maqedonisë së Veriut, në një intervistë nga grumbullimi me kombëtaren ka theksuar se synimi i tij është të kualifikohet në Euro 2020 me Maqedoninë e Veriut.

Alioski theksoi se kjo ndeshje nuk luhet për politikë. Ai gjithashtu shtoi se skuadrat duhet ta respektojnë njëra tjetrën , të zhvillohet një ndeshje të bukur nga dy ekipet respektive dhe te fitojë më i miri.Leeds fans react on Twitter to Ezgjan Alioski's Macedonia goal – HITC

“Dëshira ka qenë që me Leedsin të ngjitemi në Premier League, synim të cilin e arritëm dhe tashmë më mbetet të shkoj në Evropian me Maqedoninë e Veriut. Në ndeshjen kundër Kosovës do të jap maksimumin nga vetja. Synimi im është që me Maqedoninë e Veriut të arrij diçka historike, siç është kualifikimi në Evropianin që mbahet vitin tjetër. Kemi gjasa të mira për kualifikim në këtë ngjàrje”, u shpreh ai.

“Nuk duhet të dëgjojmë se çfarë thonë të tjerët. Është ndeshje që duhet disiplinë dhe respekt. I respektojmë, por edhe ata duhet të na respektojnë neve, sepse është vetëm sport, nuk luajmë për politikën që ka ndodhur para shumë vitesh. Edhe Maqedonia e Veriut ka shumë shqiptarë, nuk ka lídhje se kush do të shkojë në fund në Evropian, le të shkojë më i miri”, përfundoi Alioski.Why Leeds United should offer Ezgjan Alioski a new deal

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit