Alkool dhe kokteje pa kriter në mes të shëtitores së Sarandës, qytetarët: Askush s’pyet për moshën

Alkool dhe kokteje pa kriter në mes…

Një fenomen shqetësues është konstatuar në qytetin e Sarandës, ku shëtitores buzë detit, një nga zonat më të frekuentuara dhe plot fëmijë, i janë shtuar kioska dhe pika të lëvizshme që tregtojnë pije alkoolike dhe kokteje 24 orë në 24.

Sipas denoncimeve të qytetarëve, ky aktivitet tregtar po zhvillohet në shkelje të hapur të çdo rregulli ligjor dhe etik, pasi në asnjë prej këtyre pikave nuk ekziston tabela e detyrueshme ligjore që paralajmëron ndalimin e shitjes së alkoolit për personat nën 18 vjeç. Ndërkohë po sipas qytetarëve shitësit, përmes formave të ndryshme dhe ‘ofertave’, joshin kalimtarët dhe të miturit duke i ekspozuar ndaj produkteve alkoolike në mes të rrugës.

Ata thonë se këto kioska funksionojnë pa ndërprerje gjatë gjithë ditës, në një mjedis të hapur publik të mbushur masivisht me familjarë, fëmijë dhe adoleshentë, duke u kthyer në një pikë të aksesueshme lehtësisht dhe pa asnjë filtër kontrolli për moshat e mitura.

Kjo është një situatë flagrante. Nuk ndodh në asnjë vend të Europës që të shitet alkool i fortë në mes të shëtitores, pa tabela informuese dhe në sy të fëmijëve. Lejet e dhëna për këto pika në mes të rrugës janë nxitje e hapur e vesit ndaj moshave të vogla.”

Qytetarët dhe prindërit bëjnë thirrje urgjente për ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse dhe Bashkisë së Sarandës për të kontrolluar, rregulluar ose ndaluar këtë formë tregtimi që cenon hapur zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe adoleshentëve dhe i shtyn ata drejt alkoolit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit