'Alo, Edi jam...', e kemi 'dhuratë' nga ky surrat!

‘Alo, Edi jam…’, e kemi ‘dhuratë’ nga…

Njihet në Tiranë si “Tomi i Rilindjes” ose “Tomi i kryeministrisë”, por në fakt Tomi Frashëri është kreu i AKEP-it, institucionit që kryeministri Rama e përdor si “pitbull” për të bllokuar, sulmuar dhe shantazhuar mediat elektronike, e sidomos portalet on-line.

Por sot Tomi i “AKEP”-it ka qenë në kuvend ku ka raportuar përpara deputetëve të partisë së tij dhe opozitës parlamentare, se si ai me urdhër të kryeministrit Rama, po e shndërron Agjencinë që drejton në “zhurmues” të fjalës së lirë.

Kreu i AKEP-it, Frashëri, i pyetur gjatë raportimit vjetor në Kuvend, nga deputetët, ka sqaruar se, pse lejoi mesazhin zanor “sensibilizues” me zërin e kryeministrit Rama gjatë pandemisë.

Frashëri e ka justifikuar këtë veprim abuziv me pretekstin se, situata ishte emergjente, dhe në mungesë koordinimi mes institucioneve, Rama propozoi që ta bënte vetë ai mesazhin zanor.

Duke u munduar të shfajësonte veten, çunaku që nga kryeministria kaloi në një agjenci të rëndësishme, që tashmë po mbjell censurë dhe panik te mediat, pa dashur ia ka “ngulur” kryeministrit rama përgjegjësinë.

Tomi tha para deputetëve se, u pranua që mesazhi të transmetohej tek celularët e qytetarëve “vetëm gjatë fundjavë”s, teksa për çështjen e kontekstit nuk mban përgjegjësi AKEP-i.

“Në ditët që pasuan 6 marsin, autoritetet u përpoqën të gjenin mënyra nga më të pamendueshmet për të sensibilizuar popullatën të merrte akte jetë-shpëtuese.

Edhe në Kanada shteti ia besoi mesazhet artistëve, në Francë ia lanë prefektëve.

Ishin ditët e para u kërkua nga qeveria një bashkëpunim me të gjithë institucionet, që të kujdeseshin për gjendjen.

Në mungesë koordinimi, kryeministri propozoi që të bënte mesazhin e tij vokal.

Ky ishte për sensibilizim dhe vetë kryeministri me miratimin e operatorëve kërkoi që, të ishte e kufizuar në kohë, vetëm për fundjavën. Kështu u gjet zgjidhja”- tha Tomi Frashëri në raportimin e tij.

Ai vijoi më tej duke shtuar se: “Për çështjen e kontentit, secili ka mendime personale. AKEP nuk e kontrollon kontekstin.

Mënyra si proceduam është kjo që shpjegova, ishte urgjente dhe emergjente.

Në asnjë vend nuk ka rregullime ligjore që të përcaktojnë autoritetet për të çuar mesazhe zanore”.

“Ky ligj nuk duhet konsideruar i hyrë në fuqi sepse e ka kthyer në Kuvend zoti Meta.

Projektligji 91 2019, nuk ka hyrë në fuqi por ama 92 2019 ka hyrë në fuqi është botuar në Fletoren Zytare.

Ne jemi të pavarur por edhe ligjzbatues, nëse kërkoni ta rishikoni mund ta bëni”,- tha Frashëri.

Së fundi, “Gazetaatdheu.com” ka botuar disa tendera abuziv që vet drejtori i AKEP-it, Tomi Frashëri, ka kryer në shkelje të hapur me procedurat tenderuese.

Ai e ka kthyer agjencinë e pavaruar në një institucion jo vetëm nën kontrollin e plotë të kryeministrit Rama, por edhe në një “thes” prej nga ku merr parat për të mbushur xhepat, me tendera që paguhen nga paratë e taksapaguesve./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit