Alpinisti vdes, pak momente pasi ngjiti majën e malit Everest

Alpinisti vdes, pak momente pasi ngjiti majën…

Një burrë australian ka vdekur teksa po zbriste nga mali Everest. Jason Bernard Kennison filloi të përjetonte vështirësi duke bërë që të mbetej pa oksigjen, ndërsa po ngjitej 450 metra poshtë malit në një zonë të quajtur ‘Ballkoni’.

40-vjeçari kishte arritur me sukses majën 8849 metra të Everestit përpara se gjërat të merrnin kthesën për më të keqen.

Një udhërrëfyes i tha AFP se ata vunë re se burri filloi të sillej në mënyrë jonormale ndërsa zbriste. 

“Meqenëse bombolat e oksigjenit që kishin me vete po mbaronin, ata vendosën të zbrisnin në kampin 4 me shpresën për t’u ngjitur përsëri me bombola oksigjeni për ta shpëtuar atë”, tha shefi i Asian Trekking, Dawa Steven Sherpa.

Dy udhërrëfyes arritën të zbrisnin pa rrezikuar jetën, por Kennison refuzoi të lëvizte dhe trupi  i tij është ende në mal.

Ishte era e fortë dhe moti i keq që i penguan ata të ktheheshin për ta zbritur atë. Ai vdiq në zonën e Ballkonit”, shtoi Sherpa./Ladbible

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit