Altin Goxhaj: Beteja e vërtetë e Berishës

Altin Goxhaj: Beteja e vërtetë e Berishës

Nga Altin Goxhaj

BETEJA E VËRTETË E BERISHËS

Juridikisht Kuvendi i PD ka të gjitha kompetencat juridike dhe morale për të shkarku Lylin. Dhe Berisha i ka të garantuar si votat dhe proçedurat.

Këtë betejë Berisha e ka fitu ka mbet veç me u vulos në 11 Dhjetor.

Beteja reale që i duhet të fitojë Berishës nuk është ajo brenda PDsë por ajo jashtë PD, beteja për të fituar qytetarët.

Kjo do varet 100% nga modeli i ndryshimeve strukturore të ribërjes nga një parti rrënojë të brejtur nga të gjitha anët dhe totalisht nga brenda..

Është njësoj si një godinë e krisur dhe e rrënuar me themel nga të gjitha anët!

E vetmja mënyrë për ta kthyer në funksion është ta shembësh dhe ta ribësh nga e para!

Kjo quhet rithemelim nga rrënjët mbi parime demokratike, sovraniste dhe të djathta konservatore. Sipas ideologjisë që përfaqëson njerëzit e lirë dhe patriotët kudo në Perëndim.

Veç kështu fitohet beteja e vërtetë, ajo për të përfaqësuar qytetarët!

Ndryshe thjesht PD do stabilizohet përgjithmonë si “Opozita e përhershme” si garnityrë “pluraliste” e Diktaturës.. dhe Shpopullimi do vazhdojë deri në zhbërjen e Shqipërisë! P.s. Sa për këto deklaratat e Ambasadores së Sorosit, Ambasada e ka humb me kohë ndikimin në opinionin publik dhe sdms tek demokratët.. S’ja ndjen kurrkujt! Madje rrezik rrit inatin refuzues për shkak të Soros

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit