Altin Goxhaj: E majta sponzorizon takimet e së djathtës në SHBA

Altin Goxhaj: E majta sponzorizon takimet e…

Avokati Altin Goxhaj deklaroi se e majta sponsorizon takimet e së djathtës në SHBA.

Goxhaj: Në kafe nuk u kërkojnë Green Pass te hyrja, shqiptari është e vështirë që të lëvizë dhe kemi arrit në konkluzionin që qeveria duhet të bëjë një hap që të veprojë qytetari.Në këtë moment po bëhet nami kudo, edhe në Kosovë.

Në Kosovë qeveria është në hall dhe qytetarët janë të favorizuar, në shqipëri ka frikë, sepse këtu nuk ka njerëz që të bëjnë presion apo shantazh.Cdo ditë genjehet nga Ministria, për vaksinimin. Ne ndjekim faqet ndërkombëtare, Shqipëria është 34% me një dozë dhe gjendja nuk ka lëvizur. Për cfarë të dalin njerëzit të protestojnë, mirë jemi më thonë. Qeveria nuk di cte bëjë, del e ulëret pastaj rri. Qeveria nuk ka ushtrinë e saj për të na vrarë, po sheh që sistemi i saj është krejtësisht I shkrehur. Ata kanë urdhëruar që të pushohen njerëz nga puna nëse nuk arrijnë një normë vaksinimi.Berisha e ndjek emisionin, kur ne bëjmë thirrje, Berisha I merr cdo javë parasysh, pluralizmi dhe bashkëqeverisja. Këtu Berisha është goditur se ka qenë rezistent ndaj bashkëqeverisjes dhe më pas u sulmua nga Soros.

Roli real I Erion Veliajt në një analizë që kemi shkruar. Rrjeti I soros e ka përgatitur edhe atë që paralajmëroi Basha në 18 dhjetor, është një fondacion amerikan që mbështet partitë simotra, vizita e Bashës është sponsorizuar në Amerikë.E majta sponsorizon takimet në Amerikë përmes netëorkut të saj ndërkombëtar. Kthimi I Berishës ka bërë që të ndryshohen shumë gjëra në lojë, ardhja e Evi Kokalarit ka prerë duart e skenarit të vjetër.

Kokalari orienton lojën për amerikane jo shqiptare. Ajo e ka të qartë strategjinë e saj, ajo po lufton që të parandalojë predhën atje. Formati i PD po orientohet nga ajo drejt konservatorizmit, Investimi I Soros është në rrezik, pasi ka Bashën dhe Erion Veliajn, është si një karrige me 3 këmbë.Debati për statutin është cështje e Gaz Bardhit jo Berishës.Kur shoh që në TV del Gaz Bardhi si përfaqësues i PD dhe i flasin me ju, mua më vjen shumë keq. Nuk duhet bërë kaq debat serioz me Gazin, trajtojeni si Gaz, jo si zyrtar, një mender Bardhi që po vendoset në avantazh. Ai nuk është lloj i PD-së.

Po flitet për një Kuvend, por asnjë platform, për këto 20 ditë duhet të kisha parë debat publik. Partia po tkurret. I kërkoj Berishës të hapë debat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit