Altin Goxhaj: E mira e Berishës që vlen 1000 herë më shumë se sa 100 të këqijat e tij

Altin Goxhaj: E mira e Berishës që…

Nga Altin Goxhaj

JA KUSH ËSHTË NJË E MIRË E BERISHËS QË VLEN 1000 HERË MË SHUMË SE 100 TË KËQIAT E BERISHËS..

Zgjedhja e Berishës mund të ketë 100 të këqia që ju mund ti rreshtoni ME TË DREJTË nga 1 në 100

por askush nga ju s’mund të më thotë se Berisha nuk KA 1 TË MIRË SA 1000 FISHI I 100 TË KËQIAVE:

Është i vetmi që Rama dhe Mafia Soros në Shqipëri

E KANË FRIKË DERI NË PALCË

sado policë dhe patronazhistë, biznese dhe miliarda, gjykatës dhe prokurorë, media dhe ambasadorë të kenë!

Mos harroni se PIKA MË E FORTË që ka Rama është

FRIKA që ka populli ndaj tij!

Dhe po ashtu PIKA MË E DOBËT që ka Rama është

FRIKA QË KA AI NËSE POPULLIT “I NGREFET” INATI DHE ÇOHET!

Berisha është “afrodiziak” i inatit të popullit dhe Rama asaj i druhet dhe tkurret!

BERISHA ËSHTË NGA ATA QË MUND TË NDEZË FITILIN E REVOLTËS DHE MBI TË GJITHA .. TË MOS E SHUAJË!!!

Besoj e mbani mend si i merret fryma kur janë çuar robtë spontanisht pa lejen e Lylit (dhe s’ua ka ndjerë hiç)..

Për 8 vjet Rama ka menaxhuar popullin duke përdorur Lyl Zjarrfikësen dhe duke dekurajuar popullin e tradhëtuar me regjimin e frikës që ka instaluar!

Berisha nuk ka çfarë humbet, askush se di dhe sa vjet i ka caktuar Zoti në këtë jetë. Çfarë i ka mbet për ta mbyllur jetën me nder dhe sukses? Të bëhet shpëtimtar

Kjo është arsyeja që Berisha është kthyer si e vetmja shpresë për ju! Jo se është burrë i mirë apo se është më i miri për ju! Por se është i vetmi që ka frikë Rama dhe jo pa arsye! I vetmi që mund ti garantojë popullit frikësimin e Ramës dhe ky është afrodiziaku që e kthen popullin e deleve në popullin e ujqve!

Ndaj e kanë tmerr Ata!

Ndaj i mbaj anën unë në marrjen e drejtimit të PD dhe qërimin e Lyl Sorosit (si diversant i Soros për të shkretuar Opozitën dhe mpirë, zhbërë, asgjësuar Rezistencën e Popullit kundër Diktaturës)!

Duke shpresuar që Berisha ka vënë mend dhe ka reflektuar (të paktën kur e hodhën në fund të gropës “Non Grata” së Soros) se çfarë na ka bërë në këto 8 vjet duke ju bërë mburojë Lylit në krye të PD, dhe për pasojë çfarë i ka bërë Shqipërisë duke i kthyer në krye nomeklaturën e diktaturës komuniste këto 12 vjet!

Ndaj duhet mbështetur Berisha në krye të PDsë!

– Jo se është I MIRË por se Rama e ka FRIKË sps është nga ata që ndez fitilin e revoltës së vërtetë dhe jo pelegrinazhet e Lylit!

– Si e vetmja Armë që vret FRIKËN NGA REGJIMI, Armikun e Shqiptarëve dhe

– mbase (do Zoti dhe e mban fjalën) si Garantuesi i rithemelimit të një Opozite Konservatore të Djathtë Sovraniste sipas modelit republikan amerikan! Kjo ha kaq shumë diskutim se s’bëhet konservatorizmi dhe sovranizmi, demokracia dhe antisorosizmi me Tritanët dhe Spahot e Soros!

_________________________

Të Shtunën në mbrëmje do të kem një video prezantim publik se çfarë po ndodh në të vërtetë dhe si shpëton Shqipëria.. Aty do kuptoni se pse unë jam në censurë kaq të ashpër televizive (kuptohet përveç Fax Neës si i vetmi TV i lirë vërtetë në Shqipëri) dhe çdo gjë që ju kam thënë deri tani ka dalë s’kanë qenë asgjë me atë që do ju them ?

P.s.

(Paradoksi është që ky tekst është një ndër 100 arsyet se pse unë jam në censurë të plotë edhe nga mediat proberishës sepse analistët e tyre të l.. nuk arrijnë të kuptojnë as 1% të së vërtetave dhe këto lloj analizash u nxjerrin ndryshkun e kotësisë, tjerrjes së leshit dhe parazitizmit 8 vjeçar, sdms kur duan të bëjnë sikur po denoncojnë Sorosin dhe s’janë as në nivelin e një hartimi filloreje).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit