Altin Goxhaj: Grumbullime të paligjshme të Veliajt që ligjërojnë Protestën tonë

Altin Goxhaj: Grumbullime të paligjshme të Veliajt…

Vaksinimi me detyrim ka ngjallur shumë debate dhe polemika, teksa kundër kësaj nisme ka dalë edhe avokati Altin Goxhaj. Pas dy ditëve protestë të zhvilluar në Sheshin Nënë Tereza, Goxhaj ka paralajmëruar një tjetër protestë për ditën e sotme në orën 18:00, sërish në po të njëjtin Shesh me po të njëjtin qëllim, kundër vaksinimit me detyrim. Protestën e tretë, Goxhaj e ka thirrur përmes një postimi në Instagram, ndërsa veç kësaj ilustron me foto grumbullime të paligjshme të Veliajt të zhvilluara në Tiranë. Kujtojmë se Goxhaj është gjobitur disa herë për grumbullimet që bën ai, kundër vaksinimit me detyrim, por jo vetëm.

Postimi i Veliajt:

Grumbullime të paligjshme të Veliajt që ligjërojnë Protestën tonë ?
Kujtesë:
Sot kemi protestë në 18:00 te Sheshi Nënë Tereza #JoVaksinimit të detyruar, një protestë krejt të ligjshme dhe unë si Avokati Altin Goxhaj marr përgjegjësi të plotë ligjore për ligjshmërinë e protestës.
Për t’ua ilustruar disi ja tek keni disa nga grumbullimet e javës së fundit të marra nga faqja e Erion Veliajt që i referohen edhe bazës normative të publikuar nga Qeveriu në 29 Gusht që ndalon grumbullimet për shkak të Deltas që bënë Muuu ?

Grumbullim nr 1: Koncert Ermal Meta
Grumbullim nr 2: Festa e Pezës
Grumbullim nr 3: Koncert Gliqeria
Grumbullim nr 4: Festë #Svag
Grumbullim nr 5: Koncert Ansambli Tirana
Grumbullim nr 6: Koncerti Balonave 3 netë
Grumbullim nr 7: Shfaqje Teatri të hapur
Grumbullim nr 8: Shfaqje Teatri të hapur
Grumbullim nr 9: Festë Sportive

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit