Altin Goxhaj i përgjigjet Adriatik Lapajt: Nuk e kam me ty, por me Sorosin

Altin Goxhaj i përgjigjet Adriatik Lapajt: Nuk…

Avokati Altin Goxhaj i është përgjigjur përmes një reagimi në Facebook, avokatit dhe aktivistit Adriatik Lapaj.

Ai i ka thënë se reagimet e tij në lidhje me Lapajn dhe Sorosin nuk kanë të bëjnë me Lapajn personalisht por me Sorosin.

Ai ka nxjerrë dhe më herët fakte për lidhjet e Lapajt me Sorosin dhe përmes tyre do të tregojë se protesta e ngritur nga Lapaj është e blerë.

Postimi i plotë:

O Tiku i Soros, ti ke të drejtë:

NUK E KEMI ME TY POR ME PUNËDHËNËSIN TËND, MAFIEN SOROS:

?që po insiston për shpimin e 600 mijë fëmijëve të Shqipërisë si kavie eksperimentale të Pfizer sps po i kërkon FDA provat e eksperimenteve me fëmijët para se ti fusë me deytrim edhe në SHBA!

?që është tërbuar nga sloganet tona POSHTË GEORGE SOROS apo SOROS NON GRATA!

?që ka dështuar për shpimin e 2 milionë shqiptarëve pikërisht në saje të rezistencës qytetare që nuk pagihet nga Soros dhe nuk bën marketing vaksinash nëpër ekrane!

?që dështoi të përdorte 6 javë çdo mjet derisa u mor vendimi i shpimit të 600 mijë fëmijëve brenda Qershorit dhe duhej të aktivizohej çdo ekran dhe gazetë nga TVSHja te Mero Bazja, nga Karlo Bolino te Zonë e Lirë, nga Topi te CNN-A2, nga EuroNeës te ABCja,

Po të kisha pas gjë me ty, kam pas kohë 8 vjet të merrem, por s’jam marrë asnjëherë sepse nuk ke qenë asnjëherë aktiv deri në rrezikshmëri në diversionet e Soros! Sot po! Sps ti sot u aktivizove nga Soros për ditë të këqia për Soros si këto tani, pikërisht për të zezën e shqiptarëve!

Mjafton të shohësh se

?kush e do LIVE në çdo ekran dhe media protestën tënde dhe kush censuron dhe sulmon atë tonën,

?kush parti dhe lidership ka nevojë për ty dhe kush na arreston ne të tjerëve,

?kush aktivist ProSoros të mbështet ty dhe kush na sulmon ne për teori konspiracioni (kur në fakt ne jemi teoricien dekonpiracioni të Soros)!

Mjafton të shohësh se sa rrezikon ti dhe si rrezikojmë ne jetën çdo ditë pikërisht nga ata që të paguajnë ty!

Dhe sa për atë Sheshin që na tregon ne, kujdes!!!

Kemi 5 javë në atë Shesh me qindra vetë madje dhe me mijëra 2 herë, dhe ditën që Rama e kuptoi që s’na ndalon dot më as me polic e as Prokuror, as me censurë dhe as me diversione të vogla, dole ti në skenë bashkë më 30 kamera, militantët e Lylit dhe militantët e Soros dhe gjithë naivët e zakonshëm (që kanë kaq vjet që mendojnë se Soros është teori konspirative dhe jo konspiracion) për të sfumuar dhe konfuzuar oraret, vendin, qëllimet, gravitetin e protestës për Jetën!

Sot Shqipëria është në rrezik dhe ata që po e rrezikojnë kanë veç një pengesë:

REZISTENCËN KUNDËR VAKSINIMIT TË DETYRUAR!

Dhe kshu të nxorrën ty të krijosh gravitete të reja për të ‘orientuar njetëzit pasi sipas imazhit që prodhon media: “njerëzit serioz protestojnë për rritjen 20 lekë të çmimit të bukës” dhe jo si ca “të çmendur që përhapin virusin me protesta kundër vaksinave që shpëtojnë jetë”!

Ndërkohë që sot dynjaja janë totalisht konfuz nga fuqia e mediave dhe sponsoreve në fb dhe insta se në çfarë ore dhe ku dhe kush bëhet protesta qytetare! Nuk është meritë e jotja, ti je thjesht ushtar kandidat për komandant siç të reklamoi Rama:

“Ti je aty ku isha unë më parë (Fondacioni Soros) dhe do kohë të vish këtu ku jam unë (Kryeministër)”!

Ti thua që po del për vete por ne e dimë shumë mirë se pse askush nuk të sulmon ty por të duan të gjihë, njësoj si me Veliajn në 2003 ku isha i vetmi shqiptar që thashë:

“Ky është mashtruesi më i madh që ka parë ky vend dhe ky do shkretojë besimin te fuqia e qytetarëve përgjithmonë” dhe të gjithë më akuzuan si sot ti dhe shokët e tu:

për xhelozi apo cmirë,

pa kuptuar se unë po të kisha nevoja të vogla kaq egoiste dhe jo parime, do drejtoja sot të gjitha programet e Soros për Drejtësinë ndërsa ti do ishe maksimumi sekretari im (nëse nuk do isha Ministër i Ramës apo Kryetar Komisionesh Parlamentare si përfaqësues i Lylit të Soros) ?Ti shpjegon Endri Fuga apo Endri Shabani se kush janë njohjet dhe lidhjet e mia të shkuara dhe çfarë fuqie kam pas gjthm këto 3 dekada, por si gjthm kam zgjedhur rrugën e vështirë, atë të moralit por mbi të gjitha të Patriotizmit të vërtetë dhe jo të atij fake të Kreshnik Spahiut!

Sa për qëndrimet e tua për vaksinimin dhe PLANdeminë, ti nuk ke përgjigje publike në asnjë ekran, pse ke heshtur këto 2 vjet kundër diktaturës së PLANdemisë dhe sdms për vaksinimin e të rinjve dhe fëmijëve të Shqipërisë dhe pse nuk u duke kurrë aty te Sheshi i Mejdanit të Shtunave ku dalin burrat dhe gratë trima, prindërit dinjitoz, qytetarët guximtarë, përballë policisë dhe nuk heshtin kur proçedohen 4 protestuesit, siç bëre ti në marëveshje fjale me Kapterr Ramiun në Zonë e Lirë!

MJAFTON TË DISH SE PSE KUSH E DO PROTESTËN TËNDE, QË JANË PO ATA QË PO LUFTOJNË TONËN,

QË TË KUPTOSH SE ÇFARË ËSHTË PROTESTA JOTE NË TË VËRTETË:

Zgjidhja e halleve të Atyre Lart për të sabotuar Rezistencën kundër PLANdemisë!

Gjths nesër do të përgjigjem me hollësi ty dhe gjithë zagarëve të Soros (por dhe zagarëve pa zot që po kërkojnë dikë që ti ushqejë) që kërkojnë ta trajtojnë distancimin tonë nga Teatrot MJAFTiste të Soros, si xhelozi, protagonizëm apo idiotësi të tjera dhe refuzojnë të pranojnë se çfarë realisht ti po bën dhe kujt i shërben ajo që po bën dhe çfarë po ndodh në Shqipëri dhe si po e dëmton kauzën e Jetës kundër vaksinimit të detyruar dmth kundër Vdekjes!!!

Gjths ke kohë të shkëputesh nga zinxhirët e Soros dhe të vish në Sheshin e Mejdanit aty ku luftohet për Jetën: #MbroFëmijën tënd #JoVaksinim me detyrim #HapniAuditorët për studentët e pavaksinuar:

TË SHTUNËN 17:00 NË SHESHIN NËNË TEREZA!

Ajo është beteja e trimave!

Kjo e të Hënës tënde ka veç një sakrificë: duhet të lodheni në këmbë që të sfiloni në tapetin e kuq që ju ka shtruar Kryeministri, policia, media, opozita, pra Sorosi!

P.s. Mjafton të dish kush e mbështet protestën tënde he kush lufton atë tonën:

?Soros me shoqatat dhe aktivistët e vet,

?Rama me promocion publik dhe mediatik duke inkurajuar këdo që të vijë pa frikë policësh dhe drejtorësh publik apo punëdhënësish privat,

?Luli me militantët e vet të mbetur ende të patretur,

?Mediat e Mero Bazes dhe Karlo Bolinos, TVSH, KLAN, TOP, dhe çdo media e pushtetit,

?Të gjithë ata që “besojnë te shkenca” dhe reklamojnë me krenari pse janë vaksinuar… dhe nuk protestojnë kundër vaksinimit të detyruar!

Lista vazhdon njësoj me dy antagonizmat e vet:

✅Mbështetje për Tikun e Soros dhe ❌luftë Tinit AntiSoros (dhe gjithë shokëve të vet kundër Soros dhe PLANdemisë)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit