Altin Goxhaj: Kampe përqëndrimi për të pavaksinuarit dhe rebelët edhe në Shqipëri?

Altin Goxhaj: Kampe përqëndrimi për të pavaksinuarit…

Avoakti Altin Goxhaj përmes një statusi në Facebook ka shkruar se ka mundësi që të ngrihen “kampe përqëndrimi” për personat që nuk duan të vaksinohen.

Ai shkruan se ka takuar një person i cili i ka thënë se në Australi dhe Kanada kanë filluar të ndërtohen “kampe përqëndrimi në kuadër të Diktaturës Globale me angazhime ushtarake kundër të pavaksinuarve që do të rezistojnë”.

Statusi i Altin Goxhajt:

Sot takova një person i cili me 2 fjalë të përmbledhura më bëri këtë përshkrim:

“Në Australi dhe Kanada kanë filluar të ndërtohen kampe përqëndrimi në kuadër të Diktaturës Globale me angazhime ushtarake kundër të pavaksinuarve që do të rezistojnë.

Ato i quajnë për momentin “kampe karantinimi” (kështu u quajtën në muajt e parë getot e ebrenjve në Gjermani, Çeki, Poloni, në fillim të Luftës së II Botërore) dhe kanë kapacitete nga 1000 deri në 10000 shtretër.

Këto lloj kampesh kanë filluar të planifikohen në gjithë Europën Perëndimore dhe Ballkanin JugPerëndimor për të pavaksinuarit dhe në varësi të ngjarjeve (dhe përparimit të axhendës) të atyre të vaksinuarve me 2 doza që do të refuzojnë të shpohen me 3-4-5-6 doza duke u bërë si kullestër makaronash.

Rezulton se në Shqipëri Qeveria ka një buxhet rezervë të përfituar (nga institucione ndërkombëtare nën influencën e Soros) që nga viti 2020 gjoja për 5 kampe refugjatësh me kapacitet 30 mijë vetësh ku janë përgatitur deri në detaj edhe projektet madje janë kontraktuar edhe firmat e ndërtimit ndërkohë që baza materiale është gati dhe rezervat e shtetit janë të përfshira.

Në 2022 do të ketë një “qeveri shpëtimi dhe uniteti kombëtar” PS-PD e cila do nxjerrë ushtrinë në rrugë.

Sipas të dhënave ndërkombëtare dhe lokale parashikohet që në gjithë Perëndimin në këto kampe në fund të 2022 apo fillim të 2023 do të “karantinohen” pas vendosjes së diktaturave me instrumenta ushtarako-policor të qeverive bipartizane (dmth në Shqipëri do të jetë PS-PD njësoj si në Gjermani PSD-PDK) rreth 1% e popullsisë.

Duket kapaciteti prej 30 mijë shtretërish në këto kampe (të rrethuara me tela me gjemba dhe vendroje si në kampet e punës së diktaturës komuniste, me kapanone dhe mensa, banjo të përbashkëta, me orare kufizimi lëvizje brenda kampit natën, krejtësisht dhe qëllimisht të ngjashme me Aushvicin), përkon me 1% të popullsisë.

Këto kampe në 2020 (sipas burimeve të Top Channel në 2020) ishin parashikuar të ngriheshin

— Në Gjirokastër, në fshatin Arshi Lengo, me kapacitet strehues 5 mijë persona;

— Në Korçë, në fshatin Pocest dhe në fshatin Floq, për 5 mijë persona;

— Në Sarandë, në fshatin Krane, me kapacitet 1 mijë përsona;

— Në Lezhë, në zonën e Gjadrit me kapacitet 5 mijë persona;

— Në Elbasan, në fshatin Mjekës, në Krastë dhe Zaranikë me kapacitet 5-10 mijë persona.

Diktatura që do të vendoset në Shqipëri do të shoqërohet me përplasje të forta ndërkohë që kur të arrijë kriza kulmin, policia do të përforcohet me mercenarë të motivuar për të shtypur me gjak dhe armë revoltat e njerëzve sps numri i të vdekurve nga vaksinimi do të arrijë dhjetra mijë ndërkohë që censura globale do të arrijë deri aty sa edhe mosmbyllja e profileve do të varet nga pasaporta e vaksinës”.

Kurioziteti im si Altin Goxhaj në këtë histori është vetëm se a do i angazhojnë muxhahedinët iranianë si mercenarë për të ushtruar pa mëshirë dhunën ndaj popullit të revoltuar?

Ndaj ne duhet ta ndalojmë sa më parë të keqen dhe të Shtunën në 18 Shtator 18:00 në Sheshin Nënë Tereza: #JoVaksinimit të detyruar #MbroFëmijët

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit