Rama u ofroi fëmijëve fotot e tij lak*riq, Goxhaj e kallëzon në SPAK: Reklamoi materiale p*rnografike

Rama u ofroi fëmijëve fotot e tij…

Altin Goxhaj, Kryetar i Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë, ka depozituar një kallëzim penal ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Në dokumentin e dorëzuar në organet e drejtësisë, Goxhaj e akuzon Kryeministrin për kryerjen e veprave penale të “Shkeljes së fshehtësisë së votimit” sipas Nenit 327 të Kodit Penal, si dhe për “Pornografi” sipas Nenit 117 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

 

Në përshkrimin e faktit, Goxhaj pretendon se gjatë një aktiviteti elektoral të zhvilluar më 21 prill 2025 në Spille të Kavajës, i transmetuar drejtpërdrejt në media dhe në faqen zyrtare të Edi Ramës në Facebook, Kryeministri i është drejtuar fëmijëve të pranishëm duke i nxitur të kërkojnë në internet fotot e tij nudo në plazhet e Francës.

 

Sipas kallëzimit, kjo thirrje publike ndaj të miturve përbën nxitje dhe reklamim të materialeve me përmbajtje eksplicite, një vepër e ndaluar me ligj kur kryhet në mjedise ku ndodhen fëmijë.

Goxhaj thekson se veprimet e Ramës janë bërë me vetëdije të plotë dhe në prani të fëmijëve, duke shkelur drejtpërdrejt të drejtat e tyre dhe duke rrezikuar zhvillimin e tyre të shëndetshëm mendor dhe moral.

 

Në kallëzim kërkohet:

  • Regjistrimi i procedimit penal ndaj Edi Ramës për shkelje të Nenit 117 të Kodit Penal;
  • Administrimi i provave audiovizive dhe dëshmive të pranishmëve;
  • Hetimi i plotë penal për shkeljen e legjislacionit mbi mbrojtjen e të miturve.
Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit