Altin Goxhaj: Nëse ju thonë të bëni vaksinën e Covid-19, ja si mund të përgjigjeni

Altin Goxhaj: Nëse ju thonë të bëni…

Avokati Altin Goxhaj ka dhënë disa këshilla për të gjithë ata persona që ndihen të kërcënuar kur një mjek i thotë se duhet të vaksinohet, duke e këshilluar apo duke e detyruar ndonjëherë.

Ai thotë se pyetja e parë që duhet t’i bëni mjekut është nëse ka ai ndonjë liste më të gjithë përbërësit e vaksinës dhe nëse ka mjeku informacione se ndonjë prej përbërësve është i dëmshëm. Ai liston plotë 8 pyetje që mund të bëhen në këto raste.

Statusi i plotë i Goxhajt:

Në se ndonjë nëpunës shtetëror, përfshirë mjekun e familjes ose doktorin specialist, ju kërkon ose këshillon të vaksinoheni kundër Covid-19, ja se si mund të përgjigjeni.

1. A keni ndonjë listë me të gjithë përbërësit e vaksinës dhe a keni informacion në se ndonjë prej këtyre përbërësve mund të jetë i dëmshëm për trupin?

2. A mund të konfirmoni në se këto vaksina janë thjesht të miratura për përdorim emergjence, apo te miratuara plotësisht? Apo janë eksperimentale?

3. A mund të më jepni një listë të plotë të të gjitha efekteve anësore që kjo vaksinë mund të shkaktojë?

4. A keni informacion mbi ndonjë studim shkencor të pavarur dhe të rishikuar koleg me koleg mbi rezultatet e vaksinave të krahasuara me grupet e kontrollit (pra, sa ka funksionuar te të vaksinuarit dhe sa te ata që kanë marrë placebo ose nuk janë vaksinuar fare).

5. A mund të konfirmoni në se kjo vaksinë nuk është një terapi gjenetike eksperimentale e llojit mRNA?

6. A mund të më thoni se sa është mundësia që unë të vdes prej Covid-19 dhe mundësia për tu shëruar?

7. Ju lutem më jepni një listë të detajuar të efekteve negative që mund të shkaktojë vaksina, përfshirë edhe vdekjen, në mënyrë që kur të vendos të jem i informuar.

8. Meqenëse prodhuesit e vaksinave janë përjashtuar nga çdo përgjegjësi financiare dhe ligjore për dëmet afatgjata dhe afatshkurtëra ndaj shëndetit, përfshirë edhe rastet e vdekjeve, a jeni ju i gatshëm t’i merrni këto përgjegjësi, me që insistoni kaq shumë?

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit