Altin Goxhaj: Serbia blen armatim të sofistikuar nga Rusia dhe Kina

Altin Goxhaj: Serbia blen armatim të sofistikuar…

Pas letrës së kongresmenëve amerikanë drejtuar Biden, ku i kërkonin që SHBA të ndërhyjë në Ballkan dhe të ndalojë korrupsionin në Serbi, ka ardhur reagimi i Aleksandër Vuçiç. Përmes një postimi në facebook, avokati ka shkruar se Serbia blen armatim të sofistikuar nga Rusia dhe Kina,dërsa ka cituar se askush nuk e njeh më të ardhmen përserisa askush nuk e di nëse PLANdemia do të prodhojë përplasje dhe konflikt të brendshëm në SHBA.

Altin Goxhaj:

RREZIKU NGA AGRESIONI USHTARAK SERB NË KOSOVË NUK ËSHTË PËRRALLË..

Serbia në dekadën e fundit ka përshpejtuar armatosjen e rëndë për luftë frontale. Ajo është fuqia më e madhe dhe më e motivuar e Ballkanit por edhe vendi i vetëm që ka pretendime territoriale në rajon.

2 vendet kryesore nga po blen armatim të sofistikuar Serbia janë Rusia dhe Kina por qartas ajo merr edhe mbështetje falas nga to.

Në rast se në SHBA për shkaqe të PLANdemisë dhe rezistencës së patriotëve amerikanë ndaj axhendës globaliste (që askush nuk mund ta përjashtojë që pas proçesit të arritjes së The Great Reset-it mund të fshihet një axhendë genocidi planetar) mund të gjenerojë një konflikt i brendshëm i armatosur, Serbia është gati të shfrytëzojë momentin për të krijuar një krizë artificiale në Kosovë dhe të marrë ushtarakisht atë çka çretendon sipas Axhendës Soros të copëtimit të Kosovës.

Kjo nuk është fantazi por skenar hipotetik realist potencial që ka shumë mundësi të ndodhë nëse (ka shumë “nëse”), por ajo që se mohon askush që ky përshkallëzimin miliardash i armatosjes së Serbisë nuk bëhet për arsye estetike dhe as kot!

Askush nuk e njeh më të ardhmen përserisa askush nuk e di nëse PLANdemia do të prodhojë përplasje dhe konflikt të brendshëm në SHBA…

Dhe për fat të keq shqiptarët pa ushtri, janë në varësi 100% të mbrojtjes ushtarake të SHBAsë! Ashtu si dhe Serbia gëzon mbështetjen Ruse por edhe Kineze (mendo sikur në momentin që SHBA të kalonte në krizë të brendshme se sa e lehtë do ishte nga Kina pushtimi i Taivanit dhe Rusia pushtimi i krahinave separatiste ukrainase pse jo dhe i çdo krahine separatiste pro ruse në ish republikat sovjetike). Kriza e brendshme në SHBA do të ishte rasti i papërsëritshëm për avantazh ndërkombëtar.

Afganistani nuk mund të harrohet, dhe as entuziazmi i armiqve të SHBA që prodhoi ai.

Sa të jetë Biden dhe globalistët në Shtëpinë e Bardhë dhe DASH, çdo skenar i dekadencës së SHBA është i mundshëm..

P.s. Nga Greqia ky lloj rreziku ushtarak varet veç nga reagimi turk. Ku skenari më i keq do të ishte marrja e disa ishujve me forcë nga Turqia të cilat në skenarin më të keq mund të kompensohen me “VorioEpirin”.. Siç ka ndodhur para 100 vjetësh!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit