Altin Goxhaj: Syri Tv më ka censuruar, çfarë qëndrimi ka Berisha për vaksinimin e fëmijëve?

Altin Goxhaj: Syri Tv më ka censuruar,…

Ditën e djeshme në Tiranë u mbajt një protestë me një pjesëmarrje të madhe kundër vaksinimit të detyruar. Një ndër personat që ka lobuar pozitivisht pro kësaj proteste është edhe avokati Altin Goxhaj. Ai e cilëson të padrejtë vaksinimin me detyrim dhe është kundër tij. Por sipas Goxhajt ai është censuruar nga mediat për shkak të kësaj.

Avokati Altin Goxhaj ka akuzuar median Syri Tv se e ka censuruar. Ai ka shkruar se ditën e djeshme, Syri ka përdorur e-mailin e Endri Fugës për të transformuar lajmin e protestës kundër vaksinimit të detyruar. Sipas Goxhajt kjo gjë ngre dyshime në lidhje me qëndrimin që ka ish kryeministri Sali Berisha me temën e vaksinimit të detyruar.

“Censura e djeshme ndaj nesh (ku Syri përdori e-mailin e Fugës për të transformuar lajmin e Protestës kundër Vaksinimit të detyruar) të çon tek Pyetja e Pyetjeve: ME KË ËSHTË DOKTORI? ÇFARË QËNDRIMI KA PËR VAKSINIMIN E FËMIJËVE DHE ATË ME DETYRIM”, ka shkruar Goxhaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit