Altin Goxhaj: Tritan Shehu i ushtron presion qeverisë të vaksinojë me detyrim shqiptarët dhe fëmijët

Altin Goxhaj: Tritan Shehu i ushtron presion…

Altin Goxhaj ka bërë deklaratën e fortë, teksa deklaron se Tritan Shehu ka nisur një iniciativë ligjore, ku i ushtron presion qeverisë për të nisur me urgjencë vaksinimin me detyriim të shqiptarëve dhe të fëmijëve të vegjël. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social facebook, Goxhaj deklaron se Shehu I cili është rreshtuar në krah të Berishës, kërkon me ngulm kreyrjen e vaksinës me detyrim, ndonëse 80% e shqiptarëve janë kundër vaksinimit të detyruar ndërsa 99% janë kundër vaksinimit të fëmijëve të vegjël. Ndër të tjera, Goxhaj i kërkon Berishës që të ose të distancohet nga Tritan Shehu ose të humbasë mbështetjen nga populli kundër vaksinimit.

Altimn Goxhaj:

Tritan Shehu i cili është rreshtuar në krah të Berishës, si deputet i PD këtë javë ka nisur një iniciativë ligjore për ti ushtruar presion Qeverisë me qëllim nisjen me urgjencë të vaksinimit të fëmijëve të vegjël dhe rritjen e presionit për vaksinimin me detyrim të shqiptarëve!!! Ndërkohë shqiptarët në sondazhin më të fundit rezultojnë 80% kundër vaksinimit të detyruar ndërsa në lidhje me vaksinimin e fëmijëve janë mbi 99% kundër! Kjo është arsyeja që sot i kërkova live nga Fax News Berishës që ose të distancohet nga Tritan Shehu ose të humbasë mbështetjen nga populli kundër vaksinimit të detyruar dhe sdms të fëmijëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit