Altin Goxhaj: Vjedhja që po planifikohet në Ministrinë e Drejtësisë

Altin Goxhaj: Vjedhja që po planifikohet në…

Avokati Altin Goxhaj deklaroi sot se ministria e Drejtësisë po zhvishet nga pllakat e mermerit dhe po vishet me pllaka banjoje.

Sipas avokatit, kjo po bëhet pasi po tentohet të vidhet duke blerë pllaka me cilësi shumë më të dobët.

Në një intervistë televizive, Goxhaj tha: “Si ka mundësi që te Ministria e Drejtësisë nga pllaka mermeri, po vishet me pllaka banjoje? Ato pllaka po hiqen se po duan të shpenzojnë para duke vjedhur. Do të blejnë një mall më të lirë si pllakat e banjos. Kjo godinë është një rikonstruksion shumë i shtrenjtë, është bërë disa herë dhe kjo e fundit ka të bëjë edhe me gjithë bulevardin. Rama tha se do të rrinin 70 vjet ato pllaka kur bëri rikonstruksionin e bulevardit Zogu i Parë. këta po kursejë duke vjedhur dhe po heqin pllaka mermeri duke vendosur pllaka betoni, të cilët janë cilësia më e keqe e mundshme. Bulevardi disa qindra metra që është kushton 5 milionë euro. Me kaq para mund të bëhej një shkollë”.

Avokati u shpreh se po shpenzohen 5 milionë euro për fasada të shëmtuara në bulevardin Zogu i parë, kur këto para mund të shpenzoheshin për ndërtim të ndonjë shkolle.

“Po shpenzohen 5 milionë euro për fasada, por po e bëjnë më të shëmtuar se sa ishte. Këta duan ta bëjnë këtë qytet të pajetueshëm në mënyrë që të ndihemi të huaj në këtë qytet. Ndërsa njerëzit ishin në karantinë këta prishnin teatro dhe shtëpi. Këta po zhdukin rrugët duke shtuar korsi biçikletash dhe po zhdukin parkingjet. Është pothuajse e pamundur që të parkosh në Tiranë. Pllakat e banjos i shkojnë shumë atij institucioni. Nuk ka pllaka më të përshtatshme për ministrinë e drejtësisë se pllakat e banjos sepse ajo është një WC e madhe se nuk ka drejtësi. Biles aty të vihet edhe një WC e madhe si zbukurim”, tha avokati.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit