Altin Goxhaj zbulon skemën korruptive të ministrisë së Shëndetësisë për testet e Covid-19

Altin Goxhaj zbulon skemën korruptive të ministrisë…

Avokati Altin Goxhaj përmes një videoje të postuar në Facebook, ka denoncuar një skemë që ai e cilëson si korruptive të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Cambridge Clinic & Laboratories. Kjo skema, sikurse e shpjegon dhe avokati, ka të bëjë me testet PCR të Covid-19.

“SKEMA KORRUPTIVE MANASTIRLIU me Cambridge Clinic & Laboratories (po zbulojmë kush fshihet pas kësaj kompanie me shqiptarë anonimë pa lidhje me virologjinë por të lidhur me Qeverinë) që po u pin gjakun mësuesve”, shprehet Goxhaj në një postim në Facebook.

Postimi i Goxhajt:

Ja skandali korruptiv i Urdhërit të Ministres Manastirliu për të detyruar mësuesit të bëjnë teste PCR te klinika private e zgjedhur prej tyre (@Cambridge Clinic & Laboratories) me me detyrim dhe çmim 42 mijë lekë hera por jo një herë në javë sa e ka Urdhëri (i paligjshmëm) me shkrim i Ministres, por çdo 3 ditë pra 2 herë më shumë lekë kot për xhepat e zyrtarëve të implikuar.

Ndryshe mësuesit kërcënohen me pushim nga puna po nuk shkuan tek ky laborator i çuditshëm i themeluar në fund të Nëntorit 2019 (e dinin këta para Ëuhanit se do plaste PLANdemia ?).

Siç ndodhi dje në Shkollën e Mesme Profesionale “Hysen Çela” (ngjitur me Drejtorinë Arsimore) ku u kërcënuan gjithë mësuesit se do pushoheshin nga puna nëse nukndo bënin dyfishin e testeve me nga 42 mijë lekë dhe veç në këtë laboratorin e Ministres (kështu tha Inspektorja e ISHSH).

Në këtë skemë korrupsioni janë të implikuar Inspekorët e Shëndetësisë së Durrësit, Drejtoria Arsimore Durrës, etj. Ndiqni videon dhe kallzimin penal nesër ?

MOS HARRO:

TË SHTUNËN 18:00 MARSHIMI SHESHI NËNË TEREZA

Andrea Bregu, Arjon Kuçuku, Avokati Altin Goxhaj

https://www.facebook.com/qeveriu/videos/1003453730434618

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit