“Altini na prish punë”/ Goxhaj: TV më censurojnë, të ruajnë reputacionin fals në përcjelljen e së vërtetës

“Altini na prish punë”/ Goxhaj: TV më…

Kauza e Altin Goxhajt për ti thënë  ‘stop’  vaksinimit me detyrim, duke nxjerë në dritë disa të vërteta po përbën një problem tëk televizionet në vend të cilët janë në të njëtën linjë censure kundrejt avokatit Goxhaj, Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook. Goxhaj shprehet se shumë televizione e shohin atë si një njeri që ‘u prish punë’ duke thënë të vërtetat për vaksinimin me detyrim dhe Sorosin, teksa shprehet se këto TV duhet të ruajnë reputacionin fals në përcjelljen e së vërtetave dhe analizave. Ndër të tjera, Goxhaj shprehet se para 4 javësh, syri tv i anulloi publikisht ftesën për intervistë në “Prime Time”, teksa thotë hapur se Establishmenti Politik dhe Mediatik mbetet në konsensus ndaj tij. Në fund të postimit, Goxhaj thekson se në çdo përballje do  të kthejë në qesharakë llogjet e tjerrjes së leshit 8-vjeçar nga analistët e ‘leshit’, teksa falenderon gazetat dhe portalet që i kanë dhënë zë në përcjelljen e së vërtetës.

Postimi i Goxhajt:

JA PSE SI SYRI DHE TV-TË E ENDRI FUGËS JANË DAKORT KUR VJEN PUNA TE UNË:“Altini s’duhet të lejohet të thotë të vërtetat e tij sepse na prish punë” ?Ju do thoni se si ka mundësi që si Syri apo Shijaku janë në të njëjtën linjë censure ndaj meje me Top Kanalin dhe Klanin, dhe gjithë TVtë e Ramës së Soros.. (dmth edhe të Lylit të Soros), në lidhje me përplasjen 40 ditore Berisha-Basha dhe akuzat për kapjen e PDsë së Lylit nga Soros?!Çfarë i bën bashkë këta të Endri Fugës me këta të Syrit?Madje 4 javë më parë mu anullua publikisht në një ftesë për intervistë në prime time në Syri TV.Unë lejohem të flas për vaksinimin e detyruar por jo për Sorosin mgjths siç e tha Andi Bejtja live 40 ditë më parë në Syri TV: “PD u detyrua të kthehej te tezat e Altin Goxhajt 8 vjet më parë” ? Është e thjeshtë, i gjithë Establishmenti Politik dhe Mediatik mbetet në konsensus ndaj meje, madje tani më në unitet se kurrë: “Altini s’duhet të lejohet të thotë të vërtetat e tij sepse na prish punë” ?Këta kujtojnë se gjysëm të vërtetat e tyre i ha më kush! Tashmë të gjithë e dinë se gjysëm të vërtetat janë mashtrimi më i madh ?Dhe pjesa më komike që të kujton Shopenhauerin është kur flasin vetë me teza për ndikimin e Sorosit që vetë mi kanë censuruar në fillim duke i injoruar, pastaj duke i qeshur , më pas duke më sulmuar dhe tani thonë që i kanë zbuluar vetë ? Ndërkohë që ata e dinë shumë mirë që çdo përballje e imja në TV-të e tyre do ti kthejë në qesharake të gjitha llogjet e tjerrjes së leshit 8 vjeçar nga analistët e leshit që u kanë bërë lesh trutë e shikuesve 8vjet rresht!Në fund të fundit këto TV duhet të ruajnë reputacionin falls në përcjellës të së vërtetave dhe analizave ? Dhe unë jam pasqyra që e ka fajin që i nxjerr zbuluar ? Thanks Televizionit Fax News, MCN dhe Zjarr TV dhe JOQ Albania që më kanë dhënë hapësirë për këtë temë ndërkohë që nesër në 8 të mëngjesit më ndiqni në ABC NEWS TV i ftuar i Enkel Demit ?P.s. Ka shumë gazeta dhe portale që më kanë dhënë zë dhe i falënderoj pa masë, por tek ky status jam përqëndruar tek Televizionet ? Për gazetat dhe portalet kam një status tjetër këtë javë që demostron një anë tjetër të historisë ?

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit