Aludimet për parti të re/ Edmond Budina nga Korça: Shpifje e Ramës, na ka frikë

Aludimet për parti të re/ Edmond Budina…

Regjisori Edmond Budina, ka folur sërish për aludimet se po tentojnë të krijojnë një parti politike.

Nga Korça ku është vendosur sot protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Budina tha se kjo është një shpifje e kryeministrit Edi Rama.

“Ka frikë kryeministri, ne duam të sjellim një mendësi qytetare në politikën shqiptare. Me këtë ai do të përçajë të gjitha partitë opozitare, sepse me këtë ka sunduar përça dhe sundo. Nuk ka asgjë të vërtetë në atë që thotë kryeministri Edi Rama. Është një shpifje tjetër e radhës, që kërkon të përçajë shqiptarët mes tyre. Do të vijojmë turet në gjithë Shqipërinë dhe pastaj do të bëjmë një manifestim kombëtar në Tiranë”, nënvizoi regjisori. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit