AMA mbyll sytë ndaj promovimit të duhanit në BBV, po nxit përdorimin edhe të adoleshentët

AMA mbyll sytë ndaj promovimit të duhanit…

Prej afro 4 muajsh, në spektaklin televiziv “Big Brother Vip” po promovohet pirja e duhanit. Bëhet fjalë për promovimin e cigareve elektronike, “Vape”, të cilat cilat kanë përmbajtje nikotine dhe janë një formë e duhanpirjes. Pas reklamimit në BBV, këto cigare elektronike kanë pësuar një rritje të shitjeve, ku një pjesë e mirë e përdoruesve janë edhe adoleshentët. Tabakinot e kanë kthyer në mundësi shitjesh teksa në rrjete sociale janë hapur faqe të ndryshme shitjesh.

Banorët e BBV, duke “luajtur” me cigaret elektronike.

Përballë kësaj situate ku nënproduktet e duhanit reklamohen lirshëm, AMA vijon të mos ndërmarri asnjë verim. Sipas ligjit nr. 9636, datë 6.11.2006, në nenin 13 dhe 14 të tij, ndalohet promovimi i duhanit në media televizive apo ato të shkruara.


Neni 13
Ndalohet, për qëllime reklame apo promovimi, botimi i fotografive, vizatimeve etj., në të cilat shfaqen persona që pinë duhan dhe i imazheve që krijojnë përshtypje të gabuar te publiku për karakteristikat e produkteve të duhanit, efektet e përdorimit të tyre në shëndet, rreziqet dhe/ose dëmet.


Neni 14
Ndalohet sponsorizimi i programeve radiofonike, televizive dhe i çdo veprimtarie tjetër nga shoqëri që kanë për objekt të veprimtarisë të tyre prodhimin, importimin apo tregtimin e produkteve të duhanit dhe kur ky sponsorizim ka për qëllim promovimin apo reklamën e produkteve të duhanit.

Promovimi i duhanit shoqërohet me masa administrative si nga kompania reklamuese, ashtu edhe nga media promovuese. Por deri më tani AMA nuk ka vendosur asnjë masë administrative.

dh) shkelja e nenit 13, paragrafi i parë dhe i dytë, dënohet me 3 000 000 (tre milionë) lekë gjobë për pronarin e veprimtarisë së reklamës, medies së shkruar, transmetimit televiziv, radiofonik apo të shërbimit të shoqërisë së informacionit;
e) shkelja e nenit 14 dënohet me 3 000000 (tre milionë) lekë gjobë për subjektin prodhues, importues apo tregtues të produkteve të duhanit, që ka kryer shkeljen.

Thënë ndryshe, Top Channel apo Digital, sot duhet të ishin gjobitur afërsisht me 60 milionë lekë të vjetra, po aq sa edhe kompania e cigareve elektronike. Mirëpo industria e duhanit duket se është më e fortë dhe më e fuqishme përballë ligjeve që bëhen vetëm për shqiptarët e varfër e jo për bosët e mediave apo kompanive të duhanit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit