Amarda dhe Ermali me një fëmijë të tretë? Amarda flet mbi lajmin

Amarda dhe Ermali me një fëmijë të…

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi festuan dy ditë më parë përvjetorin e 11-të të martesës së tyre.

Ata kanë dy fëmijë, Joelin dhe Sian, por u përfolën se do të kishin dhe një fëmijë të tretë. Dyshimet u ngirtën pasi Amarda postoi një foto në Instagram, dhe ndjekësit e saj ngritën dyshime se ajo ishte shtatzënë.

Gjatë pushimeve, ajo pozonte pas Ermalit ose me një çantë para barkut për ta fshehur atë.

Mirëpo, Amarda ka thënë për “Prive” se lajmet rreth shtatzënisë nuk janë të vërteta dhe se nuk do të sjellë në jetë një fëmijë të tretë. Dyshja duket se janë të plotësuar me djalin dhe vajzën dhe tani për tani nuk po mendojnë për zgjerimin e familjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit