Ambasada Amerikane i kthen kurrizin Veliajt, protestoni kundër korrupsionit

Ambasada Amerikane i kthen kurrizin Veliajt, protestoni…

Pas protestës së rradhës të zhvilluar nga qyteraët e Tiranës, përpara bashkisë pasi u zbuluan skemat e vjedhjes nga drejtorët e Veliajt. Ambasada amerika ka bërë një njoftim publik ku thotë se dënon aktet e dhunës por “E DREJTA PËR T’U MBLEDHUR NË MËNYRË PAQËSORE DHE PËR TË PROTESTUAR DHE KËRKUAR VEPRIM KUNDËR KORRUPSIONIT, KËTO JANË VEPRIME JETIKE NË DEMOKRACI”

Ambasada Amerikane e di fare mirë, ashtu siç e di vetë Kryetari i Bashkisë, Kryeministri dhe i gjithë populli mbarë se sa vjedhje janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen në kurriz të taksapaguesve, ndaj edhe distancohet nga dhuna, por protestat i përkrah.

Me këtë deklaratë Ambasada Amerikane e pranon që ka korrupsion në Bashki, po ne nuk do të presim t’i thonë popullit vendosini flakën, apo merrni gurë dhe qëllojeni, sepse në fund të fundit duhet të përdori një gjuhë diplomatike.

Postimi i plotë

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit