Ambasada britanike reagon për çështjen e Teatrit Kombëtar

Ambasada britanike reagon për çështjen e Teatrit…

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë ka reaguar për çështjen e Teatrit Kombëtar, ku Këshilli Bashkiak i Tiranës ka marrë vendimin për ta shembur. Në një deklaratë, ambasada bën të ditur se mbështesin thirrjen e Komisioneres së BE-së Mariya Gabriel për dialog me të gjitha palët e përfshira.

Selia e diplomacisë britanike thekson se dialogu nuk është kurrë i pavlerë.

“Mbështesim thirrjen e Komisioneres së BE-së Mariya Gabriel për dialog dhe për të gjitha palët e përfshira që të japin kohën dhe hapësirën që të mund të realizohet në mënyrë kuptimplotë. Dialogu nuk është kurrë i pavlerë, veçanërisht në këto kohë të trazuara”, shkruhet në deklaratën e ambasadës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit