Ambasada e Francës sulmon Ramën: Po sulmon vendet mike dhe aleate, BE është donatori më i madh në Shqipëri

Ambasada e Francës sulmon Ramën: Po sulmon…

Ambasada e Francës në Shqipëri ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Rama ndaj vendet anëtare të Bashkimit Evropian për egoizëm dhe cinizëm.

Ambasada ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj këtyre deklaratave duke i rikujtuar kryeministrit se Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milion euro në sektorë të ndryshëm.

Sa i takon pyetjes që kryeministri Rama ngriti në një emision televiziv, se përse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund t’i përdorë, në vend që t’i ndajë me të tjerët, në reagimin, ambasda sqaron se Franca do të arrijë qëllimin e saj për një milion njerëz të vaksinuar në fund të Janarit.

“Përveç natyrës të pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njërëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat”, shkruhet në deklaratën e ambasadës.

 

/boldnews/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit