Ambasada e SHBA ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikuesit e ‘Lotarisë Amerikane’

Ambasada e SHBA ka një njoftim të…

Ambasada amerikane ka dalë me një njoftim në lidhje me Lotarinë Amerikane pas shtyrjes me tre muaj për shkak të pándemisë së korònavirusit, më 6 qershor kanë dalë edhe përgjigjet për të gjithë aplikuesit.

Ambasada e SHBA-së njofton se  rezultatet e përgjigjes së vizave DV-2021 janë online.

Njoftimi i plotë i Ambasadës:

Rezultatet e programit të Lotarisë së Vizave DV-2021 janë tashmë online. Ju mund të kontrolloni statusin e aplikimit tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikantit në faqen e internetit të Lotarisë në: https://dvlottery.state.gov/ duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit.

Kjo është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse aplikimi juaj është përzgjedhur. Nëse aplikimi juaj është përzgjedhur, ju do të drejtoheni në një faqe konfirmimi, e cila do t’ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacionin mbi tarifat lidhur me emigrimin në Shtetet e Bashkuara. Nëse jeni përzgjedhur, ju nxisim të plotësoni sa më shpejt formularin për vizë DS-260.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit