Ambasada e SHBA njoftim të rëndësishëm për aplikuesit e lotarisë amerikane

Ambasada e SHBA njoftim të rëndësishëm për…

Të gjithë ata të cilët kanë aplikuar apo do të aplikojnë për lotarinë amerikane gjatë kësaj periudhe duhet të bëjnë kujdes që të ruajnë kodin që u shfaqet pas aplikimit të plotë për vizën. Kjo është këshilla që vjen nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Përmes një lajmërimi në Facebook, ambasada thotë se ky kod do t’u duhet aplikuesve pas datës 6 maj, për të parë rezultatin e aplikimit nëse rezultojnë apo jo fitues.

Këshillë për Lotarinë Amerikane: Pasi e keni dërguar aplikimin tuaj të plotë për Vizën e Shumëllojshmërisë për vitin 2024, do të shihni në ekran një lajmërim konfirmimi i cili përmban një numër konfirmimi unik. Mbajeni këtë numër në arkivat tuaja. Pas datës 6 maj 2023 do ju duhet të përdorni këtë numër për të parë rezultatin e aplikimit tuaj këtu”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit