Ambasada e SHBA nxjerr pamjet nga salla e gjyqit, ka një apel të fortë: Reformat e suksesshme në drejtësi…

Ambasada e SHBA nxjerr pamjet nga salla…

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka publikuar sot pamje nga salla e re e gjyqit në vendin tonë, Nje salle e bere me financimin e USAID. Me një shënim në faqen e vet në FB, ambasada thekson se “reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj”.

Postimi i Ambasadës 

Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj që kanë marrë trajnimin e duhur dhe janë të pajisur me mjetet e duhura për të bërë punën e tyre. Kjo është arsyeja pse USAID-i bashkëpunoi me Shkollën e Magjistraturës për të ngritur një sallë moderne të gjyqit imitues, ku mund të realizohen trajnime praktike dhe të bazuara në përvojën e drejtpërdrejtë të kandidatëve për gjyqtarë. Një sallë gjykimi e jashtëzakonshme dhe një menaxhim i mirë i procesit gjyqësor përbëjnë kompentencat thelbësore të një gjyqtari që e bën si duhet punën e tij. Bëni një vizitë virtuale në sallën e gjyqit, duke ndjekur videon mëposhtë! #ReformaNeDrejtesi #SundimiLigjit

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit